Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Çështje procedure!

138

Ish-kryetari socialist i Komisionit Parlamentar të Ligjeve

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, shprehet me ironi për procedurën që u ndoq nga mazhoranca, për emërimin e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Prof. Sherifi shprehet se kjo procedurë e ndjekur nga parlamenti u bë në kundërshtim me procedurat e parashikuara nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Emërimi i anëtarëeve të Gjykatës Kushtetuese nga parlamentarët u bë në kundërshtim me procedurat e parashikuara në Kushtetutën e ndryshuar, sipas rekomandimeve të ekspertëve të huaj amerikanë dhe evropianë.

Gjykata Kushtetuese ka kompetencë të anulojë edhe vendime të pushtetit gjyqësor, kur ato ose prokurori, nuk respektojnë procedurën në një proces të drejtë e të rregullt ligjor!
Si do e mbrojnë këtë parim të rëndësishëm të së Drejtës gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese që vetë u emëruan në kundërshtim me procedurat kushtetuese? Po hiç rëndësi nuk ka. Varja, çështje procedure!