Presidenti Meta takon të rinjtë nga gjithë trevat shqiptare

507
Presidenti Ilir Meta ka takuar një përfaqësi të të rinjve nga trevat shqiptare. Në një koment në rrjetin social Facebook, Presidenti shprehet se me të rinjtë ka diskutuar për rolin e brezit të ri në proceset e integrimit europoian të rajonit.
Postimi i plotë i kreut të shtetit:
“Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë.
I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon”.
Sigal