Presidenca: Nuk ndalojmë askënd të betohet edhe te parukierja

104

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi, lidhur me betimin e Arta Vorpsi te noteri, pasi kreu i shtetit la të nënkuptohet një ditë më parë, se nuk do ta thërrasë për ceremoninë e betimit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas votimit të saj në parlament.

“Të dashur gazetarë, Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.🇦🇱” shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, në një postim në facebook.

(Arta Vorpsi)