Politika ka ngrirë Gjyqësorin me pretekstin e kryerjes së procesit të Vetingut

498
Jakup B. GJOÇA
Ligji nuk pengon plotësimet e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë
Reforma në Drejtësi u fillua për të dhënë drejtësi për të gjithë. Mirëpo, tani, kemi arritur në një prag kritik, kur de fakto janë paralizuar Gjykata Kushtetuese, sepse kanë mbetur vetëm 3 anëtarë të saj, kur numri më minimal i gjyqtarëve që duhen që Gjykata Kushtetuese të jap një vendim, duhen 6. Po, kështu edhe Gjykata e Lartë, ndërkohë që mbi 40.000 dosje presin në arshivë për t’u shqyrtuar. Kjo do të thotë, që askush më në Shqipëri nuk mund të gjejë në Gjykatë të drejtën. Dhe, kur qytetari nuk mund të gjejë të drejtën në Gjykata, atëherë shteti ka rrëshqitur në diktaturë. 

Veting për …të marrë peng Drejtësinë
Të vetmit që nuk shqetësohen pse Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, për shkak se nuk mund të emërohen anëtarë, janë zyrtarët e qeverisë. Ndoshta edhe ata ish-zyrtarë të lartë. Me Gjykatë Kushtetuese të paralizuar asnjë individ, asnjë organizëm, asnjë institucion nuk mund të kërkojë të drejtën ndaj një vendimi arbitrar të qeverisë. Për shkak të procesit të ngadalshëm të Vetingut nuk është e mundur të ndërtohen edhe institucionet e reja të Gjyqësorit, sikurse KLGJ, KLP, KED, Shkolla e Magjistraturës nuk mund të plotësojë kuotat, sepse nuk kanë kaluar në veting, kandidatët, etj. Së shpejti edhe gjykatat e Apelit, ato Administrative, por edhe gjykatat e shkallës së parë, Alibia e paralizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, është se vazhdon procesi i Vetingut. Mirëpo, me ligjin e Vetingut rikualifikimi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhen 5 vite. Pyetja është: Sa kohë që do të mund të vazhdojë procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjyqësori mund të mbahet i paralizuar?

Ligji i Vetingut nuk pengon zëvendësimin e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë
Kostitucionalisti Sokol Hazizaj, në intervistën për gazetën “Telegraf” u shpreh, se ligji i Vetingut nuk pengon askënd, që të plotësohet numri i gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, kur për çdo arsye, dorëheqje, plotësim i kohë-mandatit, procesi i vetingut, ata largohen. Siç thotë edhe deputeti i PD-së, Bylykbashi, kostitucionist në profesion dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, ligji i Vetingut nuk e pengon, që të zëvendësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë me gjyqtarë, që ende nuk e kanë kaluar vetingun, dhe më vonë ata mund të kalojnë në veting. 
Ekzekutivi qëllimisht interpreton sipas interesit Vetingun, për të penguar KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i paralizuar me pretekstin se anëtarët e tij nuk i janë nënshtruar vetingut‎, edhe pse ligji nuk e kërkon këtë si kusht paraprak. Ligji thotë, që anëtarët e KED i nënshtrohen me përparësi vetingut, pasi emërohen, por jo që pa u bërë vetingu nuk emërohen, siç është rasti i KLGJ, apo KLP, apo Prokurorit të Përgjithshëm. Siç thotë deputeti Bylykbashi “E vërteta është se Ramës nuk i pëlqen përbërja aktuale e KED. Ai e di se bllokimi i KED bllokon procesin e zëvendësimit të vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky i fundit është figura kyçe për vënien para përgjegjësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pa u emëruar Inspektori, rolin e tij po e luan Ministrja e Drejtësisë e Ramës. Pra qëllimi është i qartë: të bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe ILD derisa të krijohen kushtet për të caktuar njerëzit që do Rama.‎

Këshilli i Lartë Gjyqësor është i bllokuar. Janë caktuar me short politikisht vetëm 5 anëtarët e parlamentit. Ka tre muaj që ka mbaruar punë Kuvendi me pjesën e tij, por 6 gjyqtarët që duhen emëruar nga vetë gjyqtarët janë ende të bllokuar, nën pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do të dalin kandidaturat,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i bllokuar. Si në rastin e KLGJ, janë caktuar me short politikisht vetëm 5 anëtarët e parlamentit. Ka tre muaj që ka mbaruar punë Kuvendi me pjesën e tij, por 6 prokurorët që duhen emëruar nga vetë prokurorët janë ende të bllokuar nën pretekstin e vetingut. 

‎Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda janë paralizuar.,
Prokurori i Përgjithshëm mbahet i bllokuar sa kohë nuk ngrihet KLP. Sipas Kushtetutës, kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm duhet të propozohen nga vetë prokurorët dhe jo si Prokurorja Provizore që u propozua nga 28 deputetë të PS. Sipas Kushtetutës, kandidatët, që i çohen Kuvendit, për votim përzgjidhen nga KLP. Pra sa kohë KLP nuk ngrihet dot, nuk ka as kandidatë për Prokuror. Sipas Kushtetutës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen fillimisht vetingut e më pas të votohen nga ‎Kuvendi. 

SPAK i famshëm (gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) nuk është ngritur e nuk ngrihet dot, sepse është bllokuar KLGJ‎, që do të emërojë gjyqtarët dhe KLP, që do të emërojë prokurorët e SPAK.
Bylykbashi: Ministri Xhafaj ngre forca të paligjshme hetimore
Deputeti Bylykbashi shpjegon, pse qeveritarët nuk duan të ndërtojnë institucionet e reja të Gjyqësorit. Sipas deputetit Bylykbashi “Sa kohë që nuk ngrihet SPAK, krimet e rënda do t’i hetojnë task forcat e paligjshme të Fatmir Xhafajt, që kontrollon edhe Prokuroren Provizore. Pra, qeveria do hetojë Habilajt dhe Tahirin, ministrat dhe kryebashkiakët e korruptuar. E kush e beson këtë?!” 
Sigal