Petrit Vasili: Edi Rama jua kalon edhe nazistëve, kërkon burg për mjekët !?

602
Sigal

 

Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga qeveria “Rama”.

Vasili shprehe se dënimi me burg për mjekët është një penalitet që nuk e ka asnjë vend tjetër.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Edi Rama jua kalon edhe nazistëve,kërkon burg për mjekët !?

Edi Rama bën ligje si e si të fusë në burg mjekët.

Edi Rama i urren mjekët,i përçmon,i stigmatizon dhe egërsinë e finalizon duke bërë ligj që ti bëjë mjekët të jetojnë në ankth e terror.

Edhe nazistët të njohur për mizorinë pa kufi të tyre,kishin një raport të kujdesshëm me mjekët, aq sa edhe mjaft mjekë arritën të kthehen të gjallë nga kampet e përqëndrimit.

Vetëm Edi Rama po lufton tua kalojë edhe nazistëve.

Por fundi i histerive të tilla kriminale, të autokratëve psikopatikë, është i ditur,është i dhimbshëm dhe i pashmangshëm.

Shiheni miq se si ky kryeministër,që u siguron lirinë kriminelëve dhe të korruptuarve kërkon të fusë në burg mjekët,infermierët,
sanitaret e ç’ti dalë përpara.

Lexojeni vetë:

Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet:

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistitb shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet.
Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.