Përplasja e policisë me studentët,Berisha: Ditë e zezë, xhelati pushtoi Universitetin

159

Pas përplasjeve të policisë me studentë të cilët janë ngujuar nëpër fakultete, vjen një reagim i ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha theksoi se e premtja e zezë riktheu në Tiranë, Prishtinën e vitit 1981. Berisha teksa sulmonte kryeministrin Edi Rama, tha se dje xhelati i lirisë akademike pushtoi Universitetin.

“Edvin Kristaq Urrejtja dhe mercenari i tij Lleshaj urdheruan pushtimin per here te pare ne historine e vendit, te klasave, auditoreve, holleve te fakulteteve te universitetit te Tiranes. Nje akt te tille te paimagjinueshem nuk e ndermori as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar ditet kur studentet po permbysnin fronin e tij”, shkruan Berisha.

Dhuna, terrori ndaj studentve, pushtimi perdhosja e Universitetit ishin defakto kambanat e vdekjes se lirise akademike ne Shqiperi.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Keto banda kriminelesh me uniforme, qe nuk njohin ligj as Kushtetute, me zvarritjen dhe mberthimin per fyti te studenteve ne klasat dhe auditoret e veta, kryen akte, realizuan skena te cilat nuk kane ndodhur kurre me pare ne Shqiperi. Ne Europen e Pasluftes se Dyte Boterore kjo ka ndodhur vetem nje here ne vitin 1981 dhe kjo mjerisht po me studentet shqiptare por te Universitetit te Prishtines dhe jo te Tiranes. Ne pranveren e vitit 1981, per shkak te protestave te studenteve kunder pushtimit serb, mjediset e Universitetit te Prishtines u pushtuan nga fallangat terroriste te Sllobodan Millosheviçit. Asokohe urdherin per pushtimin e universitetit te Prishtines, trajtimin shtazarak te studenteve te Kosoves, e dha armiku me i eger i shqiptareve, kasapi i tyre Sllobodan Millosheviçi. Kurse dje, te premten e zeze te Shqiperise, urdherin per pushtimin e fakulteteve, per dhunen kafsherore ndaj studenteve e dha i biri dhe nipi i xhelateve te intelektualeve shqiptar gjate diktatures hoxhiste, Edvin Kristaq Urrejtja.
Me kete akti kriminal, diktatorial te pashembullt, te urdheruar nga bastardi i xelateve te diktatures hoxhiste Edvin Kristaq Urrejtja, jo vetem jane dhunuar goditur barbarisht studente, djeme dhe vajza, qe me protesten per te drejtat e tyre legjitime po u bien brireve te shpreses dhe drejtesise sociale per mbare shqiptaret, por liria akademike eshte zevendesuar me diktaturen policeske.
Dhuna e djeshme ndaj studenteve, goditja, zvarritja e tyre ne mjedise ne klasat dhe auditoret e tyre eshte dhune, keqtrajtim dhe poshterim per çdo student e studente qe studion sot ne universitet e vendit si dhe per çdo asistent, pedagog, profesor dhe drejtues te ketyre i universiteteve. Ajo eshte dhune dhe poshterim per te gjithe ata qe ne vite jane ulur ne bankat dhe kane studjuar ne klasat dhe auditoret dhe jane diplomuar ne universitete te vendit. Ajo eshte dhune ndaj ndergjegjes shoqerore dhe kombetare te çdo qytetari dhe qytetareje te ketij vendi qe i thote lirise, liri.
Prandaj dhe kjo dhune fton çdo student dhe gjimnazist, te ri dhe te re, çdo asistent, pedagog, profesor, mesues, por dhe çdo qytetar te ketij vendi, te ngrihemi sot me fuqishem se kurre ne demostrata, greva, mosbindje civile, te flakim nje minute e me pare regjimin diktatorial te kakistokracise se Edvin Kristaq Urrejtjes dhe klikes se mercenareve te tij! sb