Përgjimet e EULEX, Dako reagon pas akuzave të Bashës

417
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa ndodhej në aksionin: “Të pastrojmë Shqipërinë”, Dako i ka konsideruar akuzat thashetheme dhe më tej është shprehur i gatshëm të përballet me to para drejtësisë. “Po të jetë nevoja do të përballem. Basha, asnjë akuzë, janë vetëm thashetheme”, tha Dako. Më tej ai shtoi se është mësuar tashmë me akuzat e kreut të Partisë Demokratike duke thënë se nuk iu kushton rëndësi. Basha e akuzoi Dakon se është përfshirë në grupet kriminale. Emri i Dakos është dëgjuar gjatë përgjimeve që EULEX ka bërë ndaj një grupi kriminal, i cili operonte edhe në vendin tonë. Dako dyshohet se, përmes këtij grupi ka kërcënuar qytetarët për të marrë kartat e kreditit për zgjedhjet e 25 qershorit.
Akuzat e PD-së janë edhe më të forta kundrejt Dakos.
Sigal