PDIU takim madhështor në rrethin e Devollit

463
Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim më mbështetësit në rrethin e Devollit për anëtarësimet e reja dhe për zgjedhjet brenda partisë që do zhvillohen në 21 maj.  Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi si dhe deputetët Mesila Doda, Aqif Rakipi e Tahir Muhedini. Në fjalën e tij para anëtarëve në qytetin e Bilishtit, në Devoll, Idrizi tha se Politika shqiptare sot, ka vrarë shpresat.
“Ne e dimë shumë mirë që politika shqiptare ka vrarë shpresat, ka sjellë padrejtësi, ka sjellë varfëri dhe ne e shohim përditë edhe nga partitë e mëdha. Por unë jam i bindur që shqiptarët do ta gjejnë shpresën e tyre, do ta gjejnë; jo thjesht se luftojnë për identitetin e tyre por edhe për qënien e tyre sa më afër qytetarëve. Unë jam i bindur që ne, nuk do dimë të importojmë njerëzit tanë, por ne dimë shumë mirë që sot na duhet një përfaqësues në pushtetin vendor, nesër në Parlamentin e Shqipërisë, një njeri që është për hallet e qytetarëve të Korçës dhe Devollit” .
Unë sot gjej rastin që t’ju falenderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Sepse edhe shqiptarët e çamërisë edhe devollinjtë kanë qenë gjithmonë edhe patriotë edhe punëtorë”.
Gjithashtu Idrizi në fjalën e tij i bëri thirrje nga Devolli, Qeverisë Shqiptare dhe veçanërisht dy ministrave, të kthejnë vëmendjen e tyre tek kjo zonë, e cila ka njerëz punëtorë, që janë modeli më i mirë në Shqipëri.
“Ka një arsye tjetër madhore që ne si deputetë mund të bëjmë më shumë për Devollin. Është nga zonat ku sa herë që vjen ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë sepse ke të bësh me një trevë jo thejsht patriotike, por ke të bësh me njerëz të punës, njerëz që punojnë përditë, që i përkushtohen familjes. Sa futesh në rrethin e Devollit sheh njerëz që nuk ankohen, por punojnë. Të gjitha tokat janë të punuara, janë të sistemuara dhe njerëz të tillë puntorë janë modeli më i mirë.
Por ne këtë nuk mund ta themi dot për qeverinë shqiptare. Jam këtu për ti bërë thirrje qeverisë shqiptare, në veçanti Ministrit të Financave dhe Ministrit të Buqësisë të kthejnë vëmëndjen karshi këtyre njerëzve të punës. Për një arsye tjetër miqtë e mi, padyshim që qeveria shqiptare duhet të angazhohet që të krijojë premise, që shqiptarët të punësohen, praktikisht në Devoll premisat janë aty. Por duhet që politikat fiskale të jenë më inkurajuese dhe më mbrojtëse për prodhimet e qytetarëve të Devollit. Ne deputetët e PDIU-së do të angazhohemi edhe në Parlamentin e Shqipërisë, për të ngritur zërin për hallet dhe shqetësimet tuaja. J’ua kemi detyrim këtë, për mbështetjen që na keni dhënë”, u shpreh Shpëtim Idrizi.
Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se qeveria shqiptare nuk po mbron produktet vendase, duke përfshirë edhe ato që prodhohen në Devoll. Për këtë ajo theksoi se do të çojë në Parlament një frymë të re, në mënyrë që të ndihmohen ata që punojnë tokën.
“Për asnjë arsye nuk arrij dot të kuptoj se pse nuk ka një politikë mbrojtëse ndaj produkteve vendase. Ka qenë një periudhë që ka pasur një lloj mbrojtje, sot kjo nuk ekziston. Duhet të marrë fund verbëria dhe shurdhëria e të gjithë instancave qeveritare, për të mos mbrojtur produktin vendas. Produkti vendas çon përpara ekonominë, çon përpara mirëqenien e familjeve tuaja. Ndaj ne të gjithë bashkë do mundohemi që të sjellim një frymë të re në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe në ekzekutiv, për t’ju ndihmuar juve, në punët tuaja të përditshme. Njeriu kur punon ndihmon vetveten, por nga ana tjetër politika duhet të jetë e vëmëndshme, një politikë që bëhet me zemër të hapur”, u shpreh znj. Doda.
Deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU është parti që e mban fjalën dhe që zgjidh hallet e promblemet e njerëzve.
“Ne e kemi treguar veten, duke marrë vota në të gjithë skajet e Shqipërisë dhe kjo është meritë e kryetarit të PDIU-së, i cili e ka hapur partinë në të gjithë vendin. Ne në zgjedhjet e pushtetit vendor e treguam vetën ku fituam 3 bashki dhe nuk humbëm asnjë. Nuk i kemi marrë ato bashki me 200-300 vota, por me mijëra vota. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, prandaj ju ftojmë juve të bëheni pjesë e PDIU-së dhe ju sigurojmë që do t’ju zgjidhim hallet dhe promblemet tuaja”, tha Rakipi.
Ndërsa deputeti Tahir Muhedini u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, PDIU do të dyfishojë mandatet.
“Programi i partisë sonë është programi më i veçantë nga të gjitha forcat politike që janë në Shqipëri. Ne përfaqësohemi me 5 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Në zgjedhjet e ardhshme ne themi ta dyfishojmë numrin, të kalojmë në 10 deputetë. Forca jonë politike ju bën thirrje juve, të majtë dhe të djathtë të bashkohemi dhe të punojmë të gjithë së bashku për çështjen kombëtare”, tha z.Muhedini.
Spartak Meraku, kryetar i PDIU-së në Devoll tha se Korça e Devolli do të ketë përfaqësuesin e vet nga PDIU në Parlamentin e Shqipërisë.
“PDIU në Korçë dhe Devoll është gjithmonë në rritje. Në zgjedhjet e vitit 2017 do të shtojmë radhët në PDIU, do të shtojmë votat, do të shtojmë seksionet, me qëllim që të kemi një përfaqësues nga Devolli e Korça. Ne s’jemi as të majtë, as të djathtë, ne jemi për të gjithë bashkë. Unë ju garantoj se në zgjedhjet e ardhshme do kemi përfaqësuesin tonë në Parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh Spartak Meraku.
Sigal