PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit. LSI merr anëtarin e 3-të, PR të 4-n

420
KQZ përjashton nga shorti për zgjedhjen e anëtarit të e 3-të e 4-të të Grupeve të Numërimit të Votave, PDIU=-në.
Shorti do të hidhet mes LSI-së dhe PR-së. Ky vendim u mor me 4 pro pasi PDIU është pjesë e koalicionit të majtë .
Para se të votohej ka pasur debate.
PD kërkoi që shorti të mos hidhej mes PR dhe PDIU por mes LSI dhe PDIU, pasi PDIU është koalicion me PS e LSI.
Sipas përfaqësuesit ligjor i PD-së Ivi Kaso, anëtari 3 shkon te partia e dytë e shumicës, anëtari 4 te partia e dytë e opozitës. Nëse balanca prishet “I vë flakën zgjedhjeve”
“PDIU siç është përcaktuar në njërin nga këto variante duke qenë në koalicion me PS e LSI nuk mund të jetë pjesë dhe garant i votave të koalicionit kundërshtar, për këtë arsye kërkojmë që shorti të mos hidhet mes PR e PDIU por siç është e udhës që parashikon ligji mes LSI e PDIU”
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Gjonçaj tha se PDIU ka dalë nga zgjedhjet si parti në opozitë dhe shorti duhet të hidhet mes PR e PDIU-së.
Nga ana e saj kryetarja e KQZ -së propozoi që PDIU të ishte jashtë shortit.
Sigal