PD letër drejtuar KE në Bruksel: Të kushtëzohet data e hapjes së negociatave

435
Sigal

Partia Demokratike ka
depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit
Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet
dhe dekriminalizimin.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo
Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të
kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të
dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve, raporton Top Channel

Qëndrimi i opozitës bie ndesh me
atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda
Gjosha. Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën
integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e
qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për
qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një
date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u
shpreh Gjosha.