PBDNJ: Në Konispol, s’ka hapësira për vëzhguesit në sallën e numërimit të votave

558
Kur vetëm një ditë na ndan nga zgjedhjet e 21 qershorit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncon veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se salla në të cilën është menduar të kryhet numërimi i votave në Konispol, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të ndjekur këtë proces vëzhguesit dhe përfaqësuesit e mediave. 
“Në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, denoncon veprimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e cila me propozim të prefektit të qarkut Vlorë dhe me një vendim të saj në të cilin transformon realitetin ka caktuar si vend për numërimin e votave në bashkinë e Konispolit ambientet e një kopshti në këtë qytet I cili dukshëm nuk I përmbush kërkesat specifike të Kodit Zgjedhor, për numërimin e votave e cila është hallka më e rëndësishme e procesit zgjedhor por edhe ajo qe ka shfaqur me shume problematika gjatë proceseve të shkuara zgjedhore. 
Kjo problematikë vjen për shkak se salla në të cilën është menduar të kryhet numërimi I votave nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të ndjekur këtë proces vëzhguesit dhe përfaqësuesit e mediave. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpreson dhe dëshiron të besoje se kjo situate e krijuar nuk është e qëllimshme për të manipuluar dhe për të sjelle përplasje gjatë numërimit të votave.. Për këtë arsye ne kërkojmë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të përpiqet ta ndryshojë sa më parë këtë situatë në mënyrë që procesi I numërimit të votave dhe ai zgjedhor në përgjithësi të jetë I qetë transparent si dhe të përmbushë kriteret dhe standartet e kërkuara nga vendet dhe organizatat partnere ku vendi ynë aspiron të anëtarësohet”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.
Sigal