Puset në Vlorë dhe TEC-i Korçës, vdekje e paralajmëruar për qytetarët

549
Sigal

Greqia kërkon të mbyllë TEC-in e qymyrit në Kastoria për të zvogëluar helmin vdekjeprurës për banorët e saj. Ngritja e TEC-it të Korçës që do të djegë 700 milionë m/kub metan do të furnizojë Greqinë por do të  shkaktojë edhe sëmundje kanceroze. Eksperti Velaj: Ja situata alarmante në Gorisht, Kocul dhe Amonik të Vlorës…

Siç dihet, në Kastoria, një qytet që është afër Korçës Greqia ka në funksion një nga TEC më të mëdha që punon me qymyr guri. Për histori, për shkak të përdorimit masiv të qymyrit për të prodhuar energji elektrike nga ky TEC në Kastoria, janë shpërngulur edhe fshatra të tëra greke, por problemi më i madh është ndotja e madhe e ajrit, e faunës dhe e florës, të cilat janë bërë shqetësim shumë i madh për banorët. Greqia, e detyruar nga këto pasoja ekologjike katastrofike, ka filluar zbatimin e një plani strategjik, për zvogëlimin e volumit të punëve në këtë HEC. Mirëpo, Greqia ka shumë pak rezerva të prodhimit të energjisë elektrike, nuk ka asnjë central bërthamor, prandaj, sipas disa burimeve të mirinformuara, janë zhvilluar edhe bisedime që të blejë nga Shqipëria energji elektrike, e cila do të prodhohet nga një HEC që do të ndërtohet në Korçë.

HEC-i i Korçës

Kryeministri Edi Rama i ka bërë dhuratë Korçës, një qendër gjigante oxhaqesh helmuese të kësaj zone. Vendimi është miratuar nga Bordi Qeveritar i Investimeve “AIDA”, ku drejtor është djali i Fatos Nanos, kryetar është kryeministri Edi Rama, nën kryetar është Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë janë Niko Peleshi, Luan Bregasi dhe dy drejtorët e bankave offshore në Tiranë, “ABI Bank” dhe “Intesa San Paolo Bank”. Te kjo e fundit, nën/drejtoreshë është gruaja e ish-ministrit të shkarkuar Arben Ahmetaj. Vendimi për TEC-in, është firmosur nga Rama. Ahmetaj, Gjiknuri, Peleshi dhe ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, e cila u shkarkua për 230 milionë euro korrupsion. Bazuar në kontratën koncesionare, TEC-i me 34 oxhaqe, ka pronar firmën austriake “IVICOM” e cila maskohet pas “GPP KORÇA SHPK”. Siç shkruan Pamfleti, është e njëjta skemë si me firmën “DH Albania”. Aksioner në TEC është edhe Bashkim Ulaj, i cili është gjithashtu pjesë e “TAP”. Kontratë-Marrëveshja është bërë pa u miratuar në Këshillin e Ministrave, por vetëm nga Komitetit i Investimeve Strategjike (KIS), të cilit i ndalohet të miratojë ndërtime me pasoja mjedisore, që nuk prodhojnë për ekonominë kombëtare. Ndërkohë kryeministri Rama dhe anëtarët e bordit, deklarojnë se nuk do të ketë asnjë rrezik, ndërsa ekspertët nga ana tjetër thonë se Korça rrezikon të bëhet si Patosi, Kuçova e Ballshi. E gjitha kjo që dyshja Rama-Ulaj, të prodhojnë energji për grekët, maqedonasit, bullgarët dhe turqit. Nëse banorët do të lejojnë ndërtimin e TEC-it pas tre vitesh, në zonë do të ketë një largim masiv të popullsisë. Gazi metan që do të përdoret, është një teknologji e vjetruar dhe shumë vende të Evropës e kanë hequr. Ndërkohë nga ana tjetër, Rama e paraqet si teknologji moderne. Ky TEC do të djegë 700 milionë metër kub gaz metan, i cili ka në përbërje monoksidin karbonit, që është vdekjeprurës për njeriun, shto këtu krijimin e fushës elektromagnetike me rreze dëmtuese të shkallës së lartë. E gjithë energjia do të dalë nëpërmjet nënstacionit elektrik “Zëmblak”. i cili ka kushtuar 18 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.