Paloka: I vetmi që do futet në burg është Edi Rama

472
Sigal

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ju është bashkuar protestuesve në ‘Plepa’ në Durrës, ku ka dhënë dhe apelin e tij drejtuar shqiptarëve.

Ai tha se asnjë shqiptarë të mos ketë frikë nga beteja kundër së keqes, pasi i vetmi që do të përfundojë në burg është Edi Rama.

‘Me Ramën në qeveri, situata jo vetëm nuk do të përmirësohet po çdo të përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, që largimi i Ramës do të zgjidhë këtë krizë, dhe sa më shpejt ai të largohet aq më shpejt s’do të kemi një zgjidhje. Nëse ulim kokën, nuk po flas për ushtarët e Ramës, ata që pranuan të ulin kokën le të mbajnë kokën ulur, ata që duan ndryshim do të vazhdojnë të protestojnë, pasi nëse se bëjmë ajo që na pret është edhe më e keqe se ka. Zotin Rama e keni dëgjuar për 6 vjet të flasë vetëm për burg, është ai që burg të pafajshmit dhe është ai që bashkëpunon me kriminelët, për këtë arsye opozita do të vazhdojë pa kthim pas protestën. Krimineli i vetëm që do të futet në burg është Edi Rama’, deklaroi Rama.