Opozita nis aksionin kundër qeverisë Rama, Kryemadhi e Vasili në zyrën e Bashës

498
Pak minuta pasi kishin dalë në konferencë për shtyp lidhur me qëndrimin ndaj përfshirjes së ish-ministrit Tahiri në rrjetin e drogës, dalë kjo nga përgjimet e trafikantëve në Itali, kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha , zhvilluan një takim të përbashkët. Në këtë takim ishte i pranishëm edh kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Takimi u zhvillua në selinë e PD-së. Basha dhe Kryemadhi mësohet se diskutuan lidhur me organizimin opozitar të betejës kundër krimit. Kjo është hera e parë që herë Monika Kryemadhi zhvillon një takim me Bashën në selinë blu, ndërsa më herët dy palët kanë deklaruar se do të unifikojnë qëndrimet për shumë çështje kundër qeverisë Rama. Tryeza pritet të zhvillohet sot në orën 11:00.
Sigal