Opozita në ditën e 7 të protestës, Basha “mbledh” biznesin në çadër

504
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar paraditen e së premtes, në atë që opozita e identifikon si “Sheshi i Lirisë”, me biznesmenë dhe sipërmarrës nga i gjithë vendi.

Ndërkohë që vijon protesta e opozitës, në çadrën që prej 7 ditësh është vendosur pranë godinës së Kryeministrisë, sipërmarrësit kanë përcjellë shqetësimet e tyre.

Teksa mundëson transmetimin Live të protestës në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan, “Biznesi në kolaps nga taksat e larta, korrupsioni dhe dhuna qeveritare. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira”.

Mbrëmjen e djeshme, kreu i PD tha se opozita do të përshkallëzojë më tej protestën e nisur të shtunën e datës 18 shkurt.

Basha paralajmëroi qëndrimin e forcës që ai drejton, nëse nuk krijohet qeveria teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se nëse refuzohet kërkesat e demokratëve, opozita do bllokojë funksionimin e shtetit me mjete ligjore.
Sigal