Opozita e Bashkuar/ Basha: Qeveria i ka kapur të gjitha institucionet. Agron Duka: Koha që të shpërndahet Parlamenti

107

Kryetari i PD-së: Qeveria do të kapë të gjitha institucionet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur nga Lezha pas takimit që ka pasur me fermerët edhe për zhvillimet ne vend. Basha tha se plani i qeverisë është kapja e institucioneve ndaj duhet dëgjuar thirra e shqiptarëve në stadium. Lulzim Basha: Kapja e institucioneve është plani i vetëm e kësaj qeverie prandaj duhet ndalur një orë e më parë. Dhe thirrja e shqiptareve që dëgjuam dje në stadium duhem t’ia vëmë mirë veshin është thirrja për ndryshim. Është thirrja për t’i dhënë fund krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulëta në rajon. Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mundësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh. Anulimi i të gjithë aferave korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve. Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvencione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar. Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar. Do të takohem sot në orën 9. Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, dhe kryetari i PAA Agron Duka, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka.