Nora Malaj: Për shoqërinë e vlerave, bazuar te familja dhe misioni i saj!

698
Sigal

Deklarata e plotë e Nora Malajt

Për shoqërinë e vlerave, bazuar te familja dhe misioni i saj.

Muaji Nëntor filloi me ngjarjen e trishtë të familjes së Qamiles nga Shkodra, e cila kërkon ndihmë për vajzën e saj Adelinën. Apelit të saj ajo i kërkon shtetit që hesht, pasi ky i fundit është kthyer në OJF me paratë e taksapaguesve, qytetarëve të tij.

“U torturuan gjatë dimrit, me atë rezistencë që njëherë nxehet, njëherë jo. Pa drita, pa çdo gjë, nuk di nga t’ia mbaj më. Fëmijët e mi nuk kanë mbulesa, vetëm 3 batanije, nuk kanë jastëkë. Janë pa bukë ,prej ditësh. Komshinjtë më sjellin ndonjë pako makarona, siç e shikoni vetë. Çfarë të bëj, ku të shkoj?” Natyrshëm të vjen të pyesësh, çfarë po ndodh me gjendjen e familjeve tona, këtë prag dimri?

Po në të njëjtën ditë, një tjetër prind apelon nëpërmjet medias për ndihmë. Për fatin e fëmijës së sëmurë. Ai është babai i Joridës, vajzës që vuan nga skolioza.

Teksa sheh të bijën që vuan ai mundohet t’i japë kurajo duke i thënë : Mos qaj, do të rregullojmë, këta xhaxhat për atë punë kanë ardhur, do bëjnë të pabërën edhe babi bashkë me ta. “ Vajza ka pesë vite që vuan nga kjo sëmundje dhe rruga më e shkurtër për të shpëtuar jetën e vajzës është vetëm operacioni. Operacioni kushton jashtëzakonisht shumë 25.500 euro. Nuk kemi mundësi. Apelon babai i vajzës, me mjekrën që i dridhet po asgjë. Tani jemi edhe pa bukë, se i vetmi njeri që punon jam unë në shtëpi, por edhe unë tani jam pa punë. Ndonjëherë mërzitem edhe qaj nga dhoma tjetër”, Këto fjalët e të atit e bëjnë situatën të pashpresë dhe në dëshpërim të thellë. E ndërsa thirrja, drejtuar njerëzve, mbyllet me fjalët e nënës që apelon duke thënë: Ju lutem, shqiptarëve, më ndihmoni me sado pak mundësi të kenë, po vuaj pesë vjet nëpër spitale”, Sërish pyetja është, po shteti ku është, ku është shëndetësia falas, institucionet shqiptare ku janë, për të ndihmuar fëmijët e tij. Fatkeqësisht shteti nuk ekziston më , nuk ka më as vesh për të dëgjuar, as sy për të parë dhe as mundësi për të kontribuar, se buxhetin tashmë e ka çuar në drejtim të paditur dhe për këto rastet ka ngritur duar përpjetë ???

Ndërkohë që çdo ditë vendi po përballet me një situatë pasigurie dhe terrori, që nga atentati i porositur i mbrëmshëm i Prokurorit të Durrësit, deri te aksidentet masive rrugore, që përfundojnë me marrje të jetës së njerëzve dhe arka bosh e buxhetit të shtetit, qeveria rreket të bëjë kozmetikën e radhës, duke mos i parë problemet sociale, që si kambanë alarmi qëndrojnë çdo ditë në kokat e shqiptarëve

Ekuilibrat në familjet shqiptare tashmë janë prishur.

Divorci, kjo plagë e rëndë shoqërore tashmë është kthyer si kryefjalë e ditës. Rritja e numrit të saj, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga INSTAT, arrin në 19.9 divorce në 100 martesa.

Ajo që bëhet shqetësuese është fakti se pasojat i vuajnë fëmijët . “Masa e pensionit ushqimor, (7000 lekë në muaj), rezulton diskriminuese në çdo rast e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të fëmijëve. “VKM e munguar lidhur me minimumin jetik për fëmijë, penalizon ditë pas dite shumë familje. Ende nuk ka një studim të mirëfilltë lidhur me minimumin jetik për fëmijë, asnjë lloj nisme nga institucionet përgjegjëse , nuk ekziston asnjë VKM orientuese e detyruese për këtë qëllim. Dhe institucionet janë thjeshtë në pritje të Godosë. Shteti I trajton qytetarët e tij , si raste eksperimentale. Kjo është kriza më e madhe , përtej asaj psikologjike e sociale që këta fëmijë dhe këto familje po kalojnë se shteti dhe strukturat e tij as nuk I shohin , e as nuk I trajton si problem.

Kjo qeveri është vite dritë larg , nga ajo mënyrë[ qeverisje që u premtua për të realizuar politika sociale. Sipas psikologëve, dy nga katër nëna të divorcuara, nuk arrijnë të marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Një tjetër problem që po kalojnë , familjet shqiptare, në këtë fillim viti akademikë , është se po luftojnë me pamundësinë financiare , për të përballuar shkollimin e fëmijëve të tyre. Kriza financiare që tashmë ka mbërritur , papunësia, pagat e ulëta, dhe kushte e pafavorshme të jetesës, po ua bënë të pa përballueshme financimin e shkollimit të tyre. Fëmijët e familjeve të divorcuara po kalojnë dramën më të madhe sot , se shteti nuk I ka në prioritet.

Studentët shqiptarë paraqiten më vështirësitë më të mëdha financiare në Europë, sipas një studimi që bëri Qendra Gjermanë për Kërkime në Arsimin e Lartë nëpërmjet për situatën ekonomike t e studentëve gjatë periudhës 2016-2018 tregoi se, 73 për qind e studentëve shqiptare kishin pohuar vështirësi financiare, ndërsa prej 35 për qind prej tyre vështirësitë ishin shumë seriozë

Kjo krizë ekonomike ka vënë përballë fëmijët dhe prindërit , pasi shteti është shumë i zënë me ca punëra të tjera . Ai tashmë nuk ka as kohë dhe as mundësi për të bërë zgjidhje të këtyre problemeve, se arka e shtetit është e boshatisur. Pakti me Universitetin, që u trumbetua si një histori suksesi , po që po rezulton si një histori dështimi, tregojë më së miri, se përtej suvave të rëna të godinave të sapo ristrukturuara, përveç mbylljeve të rreth 22 programeve studimore, sidomos në fushat e mësuesisë, përveç dhjetëra VKM të nxjerra në shkelje flagrante me ligjin , përveç mos pajisjen me kartë të studentit në të gjithë Shqipërinë, e cila edhe kjo e fundit po rezulton një butafori, kemi një situatë dramatike, e cila sa po vjen e po rrit më shumë numrin e të rinjve , të cilët ëndrra e tyre e shohin në ikjen nga ky vend kjo .

Sot familja shqiptare po pëson krizën e saj më të thellë ekonomike, sociale, morale dhe integrale.

Familja , sot është streha më e pasigurt për gratë dhe vajzat shqiptare, pasi është kthyer në vendin ku ndaj tyre ushtrohet dhunë më shumë se kudo

Të njëjtën krisje kanë pësuar edhe marrëdhëniet ndërmjet brezave, duke përfshirë ato prind-fëmijë dhe ato që kanë të bëjnë me brezin më të vjetër.

Sot me dhimbje mund të themi se familja ka qenë, por nuk është më, ajo , pasi asaj i janë tronditur themelet dhe është në kaos dhe në presionin e dhunës

Sot , me dhimbje konstatojmë se varfëria dhe dhuna ka fytyrën e gruas në Shqipëri.

Ky është realiteti i frikshëm ku jetojmë dhe rrisim fëmijët ne sot. Dhe nuk ka më vend të themi se kemi bërë përparime me pjesëmarrjen e grave në politikë, në institucione dhe në vendimmarrje, duke ju referuar vetëm shifrave , të cilat janë përmirësuar dhe tregojnë prezencën e saj, po asgjë tjetër.

ZERO politikë në ndihmë të familjes, Zero politikë në strategji për të luftuar varfërinë, zero politikë në drejtim të shëndetësisë falas, zero politikë në hartimin e minimumit jetikë të jetesës, dështim në dhënien e bonusit për bebe , për të rritur lindshmërinë e tyre, zero politikë në drejtim të fuqizimi të gruas në fushën e ekonomi dhe të biznesit. Zero politikë në drejtim të fuqizimit të gruas rurale , zero politikë në drejtim të përmirësimit të cilësinë e jetës, zero politikë në drejtim të njohjes dhe hartimit të ligjeve për punën e papaguar të grave shtëpiake, si e drejtë themelore e tyre, që duhet të njihen nga shteti, zero politika të dedikuara për hartimin e ligjit të moshës së tretë. Zero politika në drejtim të mbrojtjes dhe fuqizimit të familjes dhe mirëqenies së saj. Sapo vjen e thellohet hendeku midis të pasurve dhe të varfërve. Të varfrit bëhen më të varfër, as nevojat bazike nuk munden më t’i realizojnë dhe të pasuritë bëhen ekstremisht të pasur.

Rezultatet e dëshiruara nga ato çfarë janë realizuar , janë larg shumë larg integrimit të shoqërisë dhe barazisë gjinore.

Nuk mund të vazhdojmë me farsa dhe nisma, të cilat nuk na çojnë askund, po janë thjeshtë fushata për të larguar vëmendjen nga kriza e identitetit , që qeveria dhe shoqëria jonë po kalon në këtë prag dimri.

Sot ka rënë kambana e alarmit për të ndërgjegjësuar këdo, për të shpëtuar , mbrojtur dhe fuqizuar familjen, sepse vetëm duke fuqizuar atë ne mund të kemi një komb të fortë, i cili në themelin e tij ka familjen, dashurinë për Atdheun dhe Besimin në Zot.

Duhet të fuqizojmë gruan, jo vetëm si objekt, apo statistikë , për ta paraqitur si sukses në raportimet ndërkombëtare, por edhe si faktor i rëndësishëm në jetën tone. Se duke fuqizuar gruan , kemi fuqizuar familjen dhe kombin. I bëj apel të gjithë shoqërisë që sot koha na thërret të ruajmë mbrojë dhe fuqizojmë familjen tone dhe besimin në ZOT, duke iu referuar fjalëve të Papa Françeskut , i cili thotë se “Të kujdesemi. Të kujdesemi për shumë gjëra… Por sidomos, kujdesuni për familjen! Familja është thesar, fëmijët janë thesar. Luani me fëmijët: është kaq bukur. Kjo do të thotë të mbjellësh farën e së ardhmes”.

Kjo, do të thotë që familja, nga faktor dëshpërimi , të shndërrohet në faktor shprese, për të përjetuar vlerën e të pasurit familje. Kjo me siguri , do të krijonte bazë reale që Shqipëria t’i bashkohej sa më parë “familjes evropiane”, ëndrra dhe aspirata e përjetshme, për të cilën ne të gjithë duhet të punojmë pa reshtur. Faleminderit!