Qeveria apel sipërmarrjes të kontribuojë për të prekurit nga përmbytjet

521
Qeveria apeloi sipërmarrjen të kontribuojë me ndihma konkrete për të prekurit nga përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin tonë javën e shkuar.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato gjatë një takimi të mbajtur në Tiranë me sipërmarrës nga i gjithë vendi i bënë apel atyre të ofrojnë ndihma për të prekurit nga përmbytjet.
Ahmetaj dhe Qato informuan se nga ka nisur puna për evidentimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e çdo qytetari të prekur.
“Nga sot në bashkëpunim me prefektët ka nisur puna për evidentimin e dëmeve, por ndihma juaj duke nisur nga ushqimet e deri tek veshmbathjet do të ishte mjaft e nevojshme”, deklaroi Qato. Të njëjtin apel përsëriti edhe ministri Ahmetaj.
Reshjet e dendura që përfshinë të gjithë vendin javën e shkuar shkaktuan përmbytje në jug të vendit.
Tashmë moti ka ardhur drejt përmirësimit dhe situata është qetësuar. Sipas Komitetit të Emergjencave 80% e familjeve të evakuuara janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Sigal