Noka: Tahirit i ka ikur zëri që kur u kapën 23 ton kanabis në Vlorë

452
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Reagim i deputetit të Partisë Demokratike,
Flamur Noka

Ky që del
në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për
pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që
kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e
konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i
arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta
fshehë e ta tjetërsojë. Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e
Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon
në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty
dhe Ramën tënd.