New York, Leskaj: Jemi të angazhuar seriozisht ndaj demokracisë

441
“Shqipëria mbetet e angazhuar seriozisht ndaj demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe në këtë kontekst Kuvendi luan një rol vendimtar dhe drejtues”-kështu u shpreh nën kryetarja e parlamentit Valentina Leskaj në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në New York.
“Parë në tre dimensione, atë të procesit legjislativ, rolit mbikëqyrës dhe përfaqësimit të duhur politik, Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar një transformim rrënjësor në përqasjen e tij, duke qenë sot më i hapur, më gjithëpërfshirës, dhe duke e konsideruar transparencën dhe mbikëqyrjen si thelbësore për një demokraci funksionale”,- theksoi znj. Leskaj. 
Nënkryetarja e Kuvendit nënvizoi se demokracia nuk mund të jetë kurrë funksionale nëse gjysma e shoqërisë është e nën përfaqësuar në vendimmarrje dhe se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa një proces përfshirës për të dyja gjinitë, si për gratë ashtu edhe për burrat. 
Në përfundim të fjalës së saj, Leskaj vuri në dukje se demokratizimi është një proces i vazhdueshëm ku Shqipëria mbetet tërësisht e përkushtuar të bëjë maksimumin e saj.
Në kuadër të kwsaj konference Leskaj zhvilloi takime të veçanta me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë z. Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë z. Josip Leko, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë znj. Maja Gojkovic, Kryetarin e Dhomës së Ulët të Mbretërisë së Bashkuar z. John Bercow, Kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë z. Olemic Thommessen, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit z. Ogtay Asadov si dhe me përfaqësues të lartë të PNUD dhe UNFPA, përkatësisht agjencitë e zhvillimit dhe të popullsisë së Kombeve të Bashkuara. 
Sigal