Nesër protesta kombëtare e studentëve/ Përfaqësues të të gjitha universiteteve të mbledhur në Korçë vendosën të rinisin protestat para MASR

606
Sigal

Nesër shpallet protesta kombëtare e studentëve

Studentët janë të zhgënjyer nga premtimet e kryeministrit Rama se do të përmbushte të gjitha kërkesat e tyre ekonomike. Prandaj, studentët kanë vendosur që sërish të rifillojnë protestat kombëtare. Përfaqësues të studentëve nga të gjitha universitetet e vendit u mblodhën dje në Korçë ku kanë diskutuar mbi ecurinë e “Paktit për Universitetin” të shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë protestave që nisën në Dhjetor. Studentët konstatuan se shumica e pikave që përmban ky pakt nuk janë përmbushur dhe për këtë ata kanë vendosur për zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e mërkurë. Për këtë kemi marrë vendimin që ditën e mërkurë do të zhvillohet protesta e studentëve mbarë kombëtare. Ata që kanë mundësi të shkojnë në Tiranë do të shkojnë atje, ndërsa të tjerët nëpër oborret e fakulteteve. Edhe studentët e Korçës do të protestojnë dhe lidhur me mënyrën se si do të organizohet do të caktohet me një vendim tjetër.