Në Shqipëri rrezikohet liria e shtypit

714
Sigal

Dy projektligjet që cënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias  bien ndesh me Konventën  Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Reagimi i 15 organizatave të gazetarve, shoqërisë civile, OSBE-së dhe ish-Drejtorit të VOA-s Frank Shkreli. Gazetari i  RAI 3: Si më kërcënoi me jetë kryeministri shqiptar

 

Deklarata publike e një grupimi prej 15 organizatash të gazetarëve dhe shoqërisë civile

Dy projektligjet cënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias, bien ndesh me Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Ne, një grupim prej 15 organizatash të gazetarëve dhe shoqërisë civile, në mënyrë të përsëritur, duke filluar nga Dhjetori i vitit 2018, përmes deklaratave tona publike i kemi kërkuar qeverisë të tërheqë dy projektligjet e prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje, duke renditur të gjitha kundërtitë tona. Gjithashtu, pas dorëzimit të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, i bëjmë thirrje Kuvendit që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë. Këto dy projektligje cënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend, si dhe bien ndesh me parimet ndërkombëtare të parashikuara në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.  Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.  Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.  Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike.  Organizatat i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin parasysh të gjitha kundërshtitë e përsëritura nga ana e institucioneve ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE, Këshilli i Europës dhe Kombet e Bashkuara), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes. Lista e organizatave firmëtare: BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Neë Media Netëork, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

 

Projektligjet po ashtu do të vendosin rregullim shtetëror për mediat online

Ne, organizatat firmëtare, përsërisim thirrjen tonë për parlamentin e Shqipërisë që të mos miratojë projektligjet e medias të njohura si “paketa antishpifje.” Nëse këto projektligje hyjnë në fuqi, ato do të imponojnë kërkesë për regjistrim me detyrim të medias online dhe të krijojnë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur dhe mbyllur mediat online si dhe për të bllokuar mediat e huaja – pa një urdhër gjykate. Projektligjet po ashtu do të vendosin rregullim shtetëror për mediat online, gjë që është në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe parimet e vetë-rregullimit. Ne vërejmë se propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe mund të kenë ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri, pikërisht në kohën kur Shqipëria do të marrë Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Janar 2020. Ka shqetësim të gjithëpërhapur mbi këmbënguljen e qeverisë dhe parlamentit për të vijuar me këto projektligje ndërsa ato sinjalizojnë një kthesë për të keq në klimën e lirisë së medias në Shqipëri. Shqipëria ka detyrime dhe detyra të qarta nën Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe OSBE-në, Presidencën e së cilës pritet ta marrë në Janar 2020. Nëse këto projektligje do të miratohen, do të jetë shumë shqetësuese që Shqipëria të marrë këtë rol. Gjatë misionit tonë avokues në Tiranë të kryer në mes të datës 18 dhe 21 qershorit 2019, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterë pa Kufi (RSF) dhe Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO) paralajmëroi për përkeqësimin e klimës së lirisë së medias në Shqipëri. Ne ngritëm shqetësimet tona serioze mbi legjislacionin e propozuar gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, duke e nxitur atë që amendamentet të harmonizohen me standardet ndërkombëtare. Në korrik, ne i bëmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të tërheqë këto projektligje dhe i kërkuam parlamentit të mos i miratonte ato. Ne jemi të zhgënjyer që parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me këto projektligje pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendës dhe institucionet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias publikoi sot, më 9 dhjetor, analizën e tij të fundit ligjore të projektligjeve, përmes së cilës bën thirrje për përmirësimin e tyre në atë mënyrë që të “sigurohet e drejta e lirisë së shprehjes dhe të evitohet çfarëdo rreziku nga kufizimet apo sanksionet e tepruara ndaj mediave elektronike.” Parlamenti duhet të përdorë mekanizmin e asistencës të disponueshme përmes zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë dhe të Bashkimit Europian në mënyrë që të vijë me ligje që janë në përputhje me standardet më të mira të lirisë së medias. Firmosur nga: European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), ARTICLE 19. European Federation of Journalists (EFJ), South East Europe Media Organisation (SEEMO). International Press Institute (IPI). Reporters Ëithout Borders (RSF). Committee to Protect Journalists (CPJ)

 

EFJ/IFJ nxisin Parpamentin të rrëzojë ligjin për median online

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se Parlamenti do të kalojë të ashtuquajturën “paketë kundër shpifjes” në 19 dhjetor. Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ) mbështetën thirrjet e anëtares së tyre në Shqipëri (APJA- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë) për të hedhur poshtë dy projektligjet, që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Nëse miratohen, ndryshimet në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike do i japin organeve qeveritare, Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimit dhe Postës (AKEP), fuqinë për të bllokuar menjëherë faqet e internetit të mediave dhe të vendosin gjoba të tepërta për cdo shkelje e dinjitetit dhe privatësisë.  Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir paralajmëroi se “gjoba të tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirect ndaj tyre.” Në një deklaratë të përbashkët, EFJ së bashku me 6 organizata për lirinë e shtypit paralajmëruan “se propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe se do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.” “Ne kemi nevojë për vetë-rregullim në Shqipëri, jo rregullim shtetëror të mediave në internet, tha përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Mimoza Kociu. Shqipëria ka ligje të mjaftueshme për të rregulluar raste të tilla. Gjykatat kanë dhënë vendime në të kaluarën. Ne hedhim poshtë çdo dispozitë legjislative, që do impononte kërkesa për regjistrim dhe do t’u jepte organeve rregullatorëve, fuqinë për të bllokuar mediat elektronike dhe vendosjen e gjobave. Thjesht kërkojmë tërheqjen e ligjeve. ” Edi Rama e ka propozuar të ashtuquajturën “Paketa Anti-shpifje”, e cila pritet të votohet në Kuvend në 19 dhjetor  të këtij viti. Gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë e kanë kundërshtuar ashpër këtë paketë, e cila në pamje të parë synon të vendosë rregulla për mediat online. Por, me këtë ligj Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Europë, ku gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative.

 

Frank Shkreli Ish drejtor i VOA i Euro – Azisw

Sa pak përparim është bërë në në 70-vjet në Shqipërinë tonë në fushën e të drejtës dhe të lirisë së fjalës, ndërkohë që bota shënoi të martën Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në kujtim të miratimit të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, miratuar nga OKB-eja me 10 Dhjetor, 1948.  Fatkeqësisht, shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë në këto 70-vjetë të kaluara nuk kanë treguar gatishmërinë as vullnetin e tyre për të mbrojtur dhe për të promovuar këto liri bazë të njeriut, përfshirë edhe lirinë e shtypit, siç kërkohet në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.

 

Zwri i Amerikws

Përfaqësues të gazetarëve pohuan se projekt-ligjet i japin AMA-s fuqi ekstragjyqësore të dënojë e të gjobisë rëndë mediat për ankesa ndaj shkrimeve të tyre para se këto ankesa mes palëve të shqyrtohen nga gjykata. Burime nga komisioni parlamentar i medias i thanë “Zërit të Amerikës” se vendimi për ta miratuar ose jo këtë projekt-ligj ende nuk është marrë. Sipas këtyre burimeve, në radhët e komisionit po mbizotërojnë dy opinione; ose paketa të kalojë për votim në seancë plenare, ose ajo të shtyhet për një kohë tjetër, pasi të shqyrtohen gjithë propozimet që po mblidhen nga dëgjesat me palët e interesuara vendase dhe ndërkombëtare.

Irina Radu, drejtuese e Zyrës së Medias në OSBE 

kontestoi fillimisht deklaratat e deputetëve të mazhorancës se draftet ishin dakordësuar me OSBE-në, ndërsa shtoi se pavarësisht përmirësimeve ka ende shqetësime. Zyra jonë në Vjenë ka ndihmuar që në fillim dhe ka angazhuar ekspertë për legjislacionin, me kërkesë të kryeministrit shqiptar, por nuk është njëlloj si të thuash që OSBE i ka miratuar projektligjet. Ne jemi të shqetësuar që AMA është kaq e pranishme në ligj. Ne do të donim që të drejtat të zgjidheshin para gjykatës dhe në asnjë mënyrë nga AMA. Vërejmë se gjobat janë ulur, por sërish nuk janë proporcionale

 

 

Rai 3 transmenton emision për ligjin e Ramës kundër mediave online

Në Shqipëri rrezikohet liria e shtypit

Televizioni italian Rai3 i ka kushtuar një shkrim për rrezikun e lirisë së medies në Shqipëri, me titull “Shqipëria, gojët e qepura”. Dje në emisionin “Fuori Tg”, në Rai3, me Maria Rosaria De Medici, është diskutuar për lirinë e shtypit në Shqipëri, e cila është në rrezik dhe është përkeqësuar, ndërsa masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin dhe komplikojnë punën e reporterëve. Emisioni nis me një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që kanë të bëjnë përkeqësimin e lirisë së mediave në vendin tonë, ku përmendet arrestimi i bujshëm i i Xhulia Aliajt për përhapje të panikut pas tërmetit në rrjetet sociale. Gjithashtu Shqipëria klasifikohet në vendin e 82 për lirinë e shtypit. Të ftuar në studio ishin Giuseppe Giulietti, president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian dhe Koloreto Cukali, kryetari i Këshillit të Mediave Shqiptare. Në një skenar mediatik të ndikuar nga përqendrime të forta editoriale dhe marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta midis botimit dhe pushtetit politik, masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin mashtrues dhe të komplikojnë punën e reporterëve, me një efekt të mundshëm domino në demokracitë e brishta të Ballkanit. Vizitorë në studion e Maria Rosaria De Medici, Giuseppe Giulietti (president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian) dhe Koloreto Cukali (anëtar i Këshillit të Mediave Shqiptare).

 

Kronikat e tërmetit

Në ditët e emergjencës së tërmetit në Shqipëri ndodhi tre gjëra: një vajzë 25-vjeçare u arrestua në Facebook i cili kishte shkruar se në portin e Durazzo ekzistonte rreziku që të shpërthente një depo gazi; kryeredaktorët e një TV dhe një faqe në internet janë të kërcënuar me arrest nëse nuk tërheqin një artikull, sipas të cilit, paketat e dhurimeve për viktimat e tërmetit përfunduan në ministrinë e brendshme; atëherë një uebfaqe e famshme është bllokuar sepse në një koment publik një numër viktimash është më i lartë se ai zyrtar. Seksioni i reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit thotë me qartësi të madhe se nëse rruga për në Bashkimin Evropian është akoma e gjatë për Shqipërinë, është gjithashtu për shkak të një problemi të demokracisë që gjithashtu është dhe mbi të gjitha i bazuar në lirinë e shtypit. Vendi i dytë në renditjen botërore, në vitin 2018 sulmi ndaj gazetarëve shqiptarë arriti nivele që nuk u pa asnjëherë të shtypur mes qeverisë dhe krimit të organizuar, me fyerje, kërcënime me vdekje, padi për të frikësuar dhe ndaluar hetimet e korrupsionit. Edhe gjatë tërmetit informacionet e urgjencës politike në Shqipëri udhëtojnë në një kanal të vetëm: quhet Edi Rama TV. “Gazetarët nuk kanë asnjë shans për të marrë informacion nga qeveria. Ne jemi një rast unik mbase në botë, sigurisht në Evropë, ku Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës japin të gjitha raportet e përgatitura vetë. “- thotë gazetari Armand Shkullaku në raportin e gazetarit të RAI, Valerio Cataldi. I njëjti Cataldi më pas ndërhyn në studion telefonike për të ofruar një dëshmi të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë ditëve të emergjencës së tërmetit: “Ne kemi kryer një speciale për trafikun e drogës në Shqipëri […] dhe episodi i tregoi Shqipërisë në lidhje me trafikun e drogës, tregoi se si mafia shqiptare është një qendër me rëndësi dhe forcë, dhe gjithashtu tregoi sesi politika u përfshi disi në hetimet dhe hetimet e trafikut të drogës. Ky shërbim kur transmetoi shkaktoi një reagim shumë të fortë nga qeveria shqiptare. Kryeministri shkroi gjëra të tmerrshme në lidhje me Facebook-un kundër Facebook-ut, tha që ne ishim gënjeshtarë dhe se ata ishin të gjithë të përbërë dhe një seri komentesh dhe sulmesh u nxitën përmes Facebook dhe përmes rrjeteve sociale. Pas këtij qëndrimi të dhunshëm nga Kryeministri, erdhën kërcënime me vdekje kundër meje dhe fyerjet ndaj kumtesës sonë, e cila u akuzua për ndërtimin e lajmeve të rreme për lajme që në të vërtetë janë brenda mundësive të të gjithëve dhe konstatohet. “, deklaron Cataldi.

 

Ligji i ri për median

“Kryeministri tashmë ka mbrojtur pothuajse të gjitha mediet tradicionale. Megjithatë, ai ende nuk ka media në kontrollin e tij. Kjo është arsyeja pse ai po e zbaton këtë ligj, për të kontrolluar edhe median online. Gjëja e parë që duhet të keni frikë është se do të ketë një efekt domino në të gjithë Ballkanin. “, deklaron Cukali në studio. Regjimet kanë nevojë për errësirë, është një rregull që zbatohet në botë. Ky lloj qëndrimi ndaj atyre që denoncojnë është diçka që përhapet. Në Itali kemi 24 reporterë nën mbrojtje: ata që nuk duan të dinë se çfarë po ndodh, kanë nevojë për errësirë. Gjithashtu në rrjetë ata do të bëjnë ligje, për fat të keq flitet edhe në Spanjë për të prishur lidhjen në bazë të një përkufizimi të papërcaktuar të rendit publik, terrorizmit, rrezikut për kombin. Kjo është fjala që përdorin regjimet, ekziston rreziku i sigurisë.

 

 

Gazetari italian: Kam marrë kërcënime me jetë nga Kryeministri shqiptar për dokumentarin për çështjen Habilaj

Televizioni publik italian Rai3 dhe emisioni “Fuori TG” i kanë dedikuar një puntatë të plotë projektligjit të qeverisë Rama që synon edhe kapjen e mediave online. I ftuar në emision, gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në të, tregoi eksperiencën personale duke u shprehur se përveç kërcënimeve, faktet e transmetuara janë quajtur “fake news”. “Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Në minutën 10′, gazetari shprehet se ka marrë kercenime me jetë nga Kryeministri shqiptar për dokumentarin që kishte bërë për çështjen Habilaj.