Monika Kryemadhi: Parlamenti ka bojkotuar interesat e shtetit. Marrëdhënia e kushtëzuar me të është e domosdoshme

490
Sigal

Intervista e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në emisionin
“7pa5” në Vizion Plus

Sot është e mërkurë, nesër është e enjte, ka seancë parlamentare, do të jeni në Parlament apo do të jeni në një qytet tjetër?

Unë me thënë të drejtën në shumë takime që kam pasur këto ditë, më bën përshtypje që ai Parlament e ka mbyllur funksionin e tij, është një Parlament i cili ngjarja e fundit i vuri dhe damkën e turpit të moralit, se politik po e po, por damkën e moralit, ku përdhunuesi quhet hero dhe viktima quhet përdhunuese. Mosreagimi qoftë edhe i Grupit Parlamentar apo qoftë edhe të individëve brenda individëve të veçantë brenda grupit të Partisë Socialiste edhe pse mund të mendojnë siç mendojmë ne sot e kanë frikë të shprehen, mendoj se do të ishte e domosdoshme një reagim nga ana  e tyre, qoftë edhe për tu distancuar. Apo qoftë edhe për të dhënë një deklaratë për të thënë se deri sa të zbardhet kjo çështje, ne e dënojmë këtë veprim etj, etj, sepse mendoj se ka socialistë të ndershëm, të cilët e ndjejnë të nevojshme për të mbuluar fytyrën e tyre edhe emrin e PS-së, sepse nuk mund të thuash që PS-ja është një parti që nuk ka vlera, është një parti që ka vlera, por për hir të së vërtetës është e grabitur nga një grup njerëzish që përfaqësojnë rilindjen.

Kështu që mendoj që ai Parlament është inegzistent sot, mendoj që është një Parlament që ka bojkotuar interesat e shtetit, është një Parlament që ka bojkotuar jetën politike shqiptare dhe është një Parlament që është drejtuar nga një grup njerëzish, nga një grup kukullash që i shërben një grupi, apo një individi që është peng i disa njerëzve të tjerë.

Grupi apo i një individi që është peng i disa njerëzve të tjerë…

Lexova një shkrim sot të një kolegu në median e shkruar ku thoshte pse ka deputet në Parlamentin e Shqipërisë qe ja dëgjojmë emrin vetëm për histori të tilla, dhe ky ishte edhe rasti, sepse prandaj po themi Vetting në politikë

Dhe dua të ndalem te kjo, kjo e bën të nevojshme Vettinugn në politikë…

Vettingu në politikë është i domosdoshëm për këto arsye, domethënë ne nuk kemi nevojë për deputetë të cilët bëjnë rolin e bodigardit, nuk kemi nevojë për deputetë të cilët bëjnë rolin e kriminelit, apo për të mbushur kutitë me fleta votimi, apo për të kërcënuar njerëzit që të votojnë apo komsionerët. Ne kemi nevojë për deputetë të cilët janë vetvetja, të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre, të flasin për problematikat se nuk ka asgjë të keqe të diskutosh për një problem, se edhe vetë debate e zhvillon jetën përpara, shoqërinë përpara dhe nuk kem nevojë për kukulla të cilat mund të jenë shumë të bukura, ato janë vetëm kukulla as nuk flasin dhe as nuk veprojnë. Pra Vetting në politikë nuk do të sjelli agresivitet, po themi dhunë në procesin zgjedhor, por Vettingu politik të paktën do ti sjelli Parlamentit shqiptar disa deputetë të cilët ulen, diskutojnë, bëjnë projektligje, bëjnë një analizë të projektligjit, i bëhet një studim psikologjik dhe social i ligjit, sepse ne miratojmë ligje pa pasur dhe pa ditur asnjë lloj efekti se çfarëdolloj impakti krijon ligji tek qytetarët, sepse miraton një ligj që i shërben një biznesi apo një grupi të caktuar, por ligji dëmton interesat e të gjithë qytetarëve.

Ke koncesionin e shëndetësisë, pasuron Vilma Nushin, por shkatërron gjithë sistemin e shëndetësisë dhe varfëron apo nuk i shërben qytetarëve. Ke një koncesion tjetër të karburanteve tashmë që rrit çmimin e karburantit dhe pasuron dy njerëz,  vëllanë e Edi Ramës dhe Gentian Sulën të “Intersig”, dhe i rrit çmimin shqiptarëve që në qoftë se paguajnë 1 mijë e 700, 1 mijë e 800 apo 1 mijë e 600 apo edhe 2 mijë për litrin e naftës do paguajnë edhe 200 lekë më shumë. Dhe nuk guxon njeri ta thotë këtë gjë. Një, kanë frikë nga shefi i tyre, dy lidhin interesa, tre thotë ç’më duhet mua të flas. Ne s’kemi nevojë për këtë Parlament. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët flasin për problematika. S’ka nevojë të flasësh 20 minuta, sepse s’ke çfarë thua 20 minuta se përsërit veten, por njeriu çohet 2-3 apo 5 minuta maksimumi dhe argumenton. Argumenton ose ngre problemin dhe ndërkohë Komisionet nuk kthehen në vegla të oligarkëve, vegla të grupeve të interesit, por Komisionet janë opozita. Janë opozita e Qeverisë, janë opozita e biznesit.

Por nuk duhet të ishit edhe ju në Komisione Zonja Kryemadhi?

Po për çfarë të jesh në Komision kur në Komision ti nuk dëgjohesh dhe nuk të jep fjalën? Në fakt ne do të bëjmë një prezantim me mediat dhe do të marrim gjithë letrat që opozita i ka dërguar Zoti Ruçi. Dhe do të shikoni mënyrën dhe sjelljen e maxhorancës. Kur t’i çohesh me një propozim të Taulant Ballës dhe thua që ne propozojmë të mbyllim diskutimet dhe me shumicë votash ai mbyll diskutimet, e ka bërë diskutimin e vet, ka folur çfarë ka dashur për veten e tij dhe pastaj mbyll diskutimet dhe më heq mua të drejtën e fjalës. Në çfarë Parlamenti atëherë duhet të shkojmë?

Sa do zgjasë kjo situatë Zonja Kryemadhi, ku ju do të jeni jo në Parlament por jashtë?

Unë mendoj që marrëdhënia jonë e kushtëzuar me Parlamentin është e domosdoshme.

Se ndërkohë maxhoranca është komode….

Jo nuk është komode maxhoranca, sepse maxhoranca ka probleme shumë të mëdha. Sepse nëse do të kesh një opozitë në Parlament, maxhoranca është komode, sepse krijon normalitetin e saj ku nuk mendoj që Shqipëria është në një situatë normale. Vajtja e opozitës në Parlament do të krijojë normalitet. Nuk flasim për të marrë rrogë deputetët aty, por flasim për të pasur të paktën përgjegjësinë morale dhe detyrimin tonë moral ndaj qytetarëve. Nuk e djegim mandatin, sepse mandatin nuk ma ka dhënë as Gramoz Ruçi as Edi Rama mandatin, ma kanë dhënë qytetarët e mi. Dhe janë ata që do vendosin se çfarë do bëjë unë me mandatin tim. Por ama marrëdhënia jonë me atë Parlament i cili është Parlament i intimiduar, është Parlament i deformuar, është Parlament i inkriminuar është një marrëdhënie që unë skam pse të jem palë. Nesër pasnesër për hir të së vërtetës në të gjithë këtë histori, se do shkruhen një ditë këto siç shkruhet në të gjithë botën historia, do shkruajmë dhe ne se jemi edhe 500 vjet prapa të tjerëve. Që kur shohim se kemi kriminelët, banditët, gangsterët në Parlament, që bota i ka pasur nga 200 vjet më përpara, kurse ne i kemi pas 200 vjetëve, do vijë dhe një moment që do të shkruhet dhe do të bëhen edhe filma për këtë gjë. Por mendoj që roli i opozitës sot është shumë i qartë, e cila po krijon dhe ka krijuar një axhendë të sajën organizative dhe politike.

Me takime nëpër rrethe çdo të enjte, kështu do të vazhdojë apo do të ketë edhe protesta?

Jo, mbaroi pozicionin e saj, do të ketë tani aktivitete të tjera, ku të gjitha partitë e tjera të opozitës, të mos harrojmë që opozita sot është një mazhorancë numerike, pra nuk është më thjesht një opozitë. Por në realitet dhe në të vërtetë është mazhorancë. Edi Rama është në minorancë sepse jo vetëm që është vetëm, por është në një minorancë e cila është fiktive. Është me numra të vjedhur dhe me numra të grabitur.

Ai e konsideron sukses që e ka tepsinë i vetëm…

Ai në të gjithë jetën e tij ashtu e ka konsideruar pavarësisht se maxhorancën gjithmonë e ka bërë dikur me Ilir Metën, dikur me Fatos Nanon, dikur me Gramoz Ruçin, dikur me Namik Doklen, dikur me Arta Daden. Kështu që është një maxhorancë e cila asnjëherë për herë të dytë nuk e ka pasur marrëveshje.

Si do të vijojë? Do të ketë protesta?

Ato do të vijnë hap pas hapi.

Janë në agjendë?

Do fillojmë konsultimet me qytetarët. Do të fillojmë konsultimet me strukturat e partisë dhe pastaj me qytetarët në mënyrë të tillë që të gjithë deputetët e opozitës do të shkojnë në zonë dhe do të takohen dhe do të krijojnë takimet.

Është dhe një përgatitje për zgjedhjet e ardhshme? Na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore…

Sigurisht që ne nuk mund t’i lëmë një proces Ramës që të bëjë si të dojë. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm. Ka kohë deri për zgjedhjet e ardhshme. Por strukturat e opozitës, qoftë Partia Demokratike, por mund të pyesni vetë ata, por ne si LSI kemi filluar përgatitjet qoftë për përzgjedhjen e kandidaturave për Këshillin Bashkiak, për kandidatët për të qenë kandidatë fitues dhe konsultimet me bazën për të pasur kandidatë fitues në Bashki. Sepse të mos harrojmë që, e thashë edhe pak më përpara jemi mazhorancë numerike. Qoftë numrat, PD, LSI dhe PDIU janë mazhorancë e theksuar ne të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Mund të ndodhë që të kemi zgjedhje vendore bashkë me zgjedhje të përgjithshme?

Pse jo. Ky është një opsion i cili do të ndihmonte shumë edhe Partinë Socialiste për ta ç’tensionuar dhe për ta çliruar. Për t’i dhënë shansin brezit të ri të Partisë Socialiste, atij brezi i cili ka kontribuar, ka punuar dhe ka sakrifikuar dhe sot është përsëri i hedhur në rrugë ose peng i kriminelëve ose i bandave. Keni rastin e drejtorit të Hipotekës së Shkodrës i cili ishte i emëruar nga grupi Barja dhe të gjitha emërimet bëheshin nëpërmjet tyre në qytetin e Shkodrës. Ashtu sikurse ka qenë Shkodra, është Lezha, është Vlora, është Tirana, është Durrësi, është Fieri. Pra nuk ka më kryetarë të Partisë Socialiste, por ka banda të cilat menaxhojnë pushtetin e Edi Ramës.

Reforma zgjedhore, një tjetër pikë e shumë diskutuar. Si ndihet Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë?

Është një reformë zgjedhore që Partia Socialiste ka 7 vjet që e mban peng, e hedh sot në tryezë pa e diskutuar fare nëpër Komisione, pa e diskutuar fare paraprakisht. E hedh sot në tryezë për të larguar vëmendjen nga ky skandal që kanë ndodhur. Sepse janë skandale pas skandali dhe prapë skandale të tjera kanë për t’i ndodhur. Do ketë skandale të tjera edhe më të rënda. Sepse të mos harrojmë që Rama do të mundohet gjithmonë për të larguar vëmendjen e opinionit publik, për të krijuar telenovela nga më të ndryshmet në mënyrë të ti japë ushqim njerëzve për të larguar vëmendjen nga problemi kryesor, që sot problemi kryesor i Shqipërisë është Edi Rama. Sot problemi kryesor në Shqipëri nuk është nëse Xhisiela kishte qejf  të bënte marrëdhënie seksuale  me dhunë apo është dhunuar, domethënë ne sot shikojmë një telenovelë që na paraqet Rama, që Xhisiela ishte e dashuruar me djalin e deputetit dhe asaj i pëlqente që marrëdhënia e saj të ishte e dhunshme, kur në të vërtetë ka ndodhur komplet ndryshe sepse nuk mund të shkojë vajza tre herë në prokurori apo në polici të denoncojë. Mua nuk më shqetëson marrëdhënia e Xhisielës me Rexhep Rrajën, mua më shqetëson mosreagimi i strukturës, qoftë policisë, qoftë edhe të prokurorisë. Pra, dakord kjo paska gënjyer për shkak të xhelozisë, ti hetoje, kush është  kjo që gënjen apo krijon një shantazh  ndaj një mashkulli sepse po themi në të dyja anët, dhe ajo çfarë është me e tmerrshmja është mosreagimi, vijmë në aspektin tjetër dje, nuk mund  të gjakosësh fëmijët se duan një shkollë, kjo është e tmerrshme, por e di pse do të prishet ajo shkolla sepse do ti bëhet rruga një biznesi, një fabrike peshku që është atje. Si mund të prishësh ti shkollën e fëmijëve për t’ia dhënë një biznesi që të bëjë rrugë për fabrikën e tij.

270 fëmijë në fakt ishin në protestë…

Por edhe nuk janë pak 270 fëmijë, se kjo është historia, shkatërro arsimin, shkatërro shëndetësinë, çfarë do të bëjnë njerëzit do të çohen dhe do të ikin, çfarë do të sjellësh ti, dhe dëgjo pastaj se si thonë biznesmenët, le të vijnë sirianët, pakistanezët të punojnë këtu, as nuk votojnë, vdesin siç kanë vdekur në minierat e Shqipërisë dhe nuk i llogarit njeri, dhe normale ne nuk na bën përshtypje nëse vdes një i huaj që nuk e njohim.