Momenti i Haradinajt, Kosova në zgjedhje të parakohshme

513
Sigal

I pari i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, prej që vendosi taksën 100 për qind kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka gjetur rehati.

Fillimisht partnerët e tij të koalicionit u munduan t’ia marrin meritat, se kush ishte ai që propozoi vendosjen e kësaj mase. Për të vazhduar më tej me presioni nga shteti serb i cili bllokoi dialogun me Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës.

Serbia nuk u ndal me kaq, ajo përdori gjithë kapacitete e saja diplomatike duke bërë presion tek Bashkimi Evropian që Prishtina të largoj këtë masë.

Por nuk ishte vetëm BE-ja që u radhit kundër kësaj mase, është edhe miku më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po kërkojnë me ngulmë suspendimin e kësaj mase.

Pas reagimit të SHBA-vë, koalicioni qeverisës filloi të lëkundët, së fundit është kryepalamentari Kadri Veseli që ka dalur me një propozim për suspendimin e taksës për 120 ditë.

Këtë propozim të Veselit por edhe kërkesën e SHBA-ve, po e kundërshton hapur kryeministri Haradinaj.

Përkundër presioneve të mëdha nga gjitha anët që tani i pari i ekzekutivit po ballafaqohet, ai ka vendosur të mos dorëzohet, përkundrazi ai është më i vendosur se kurrë.

Haradinaj me vendosshmërin e tij po mendon se tani është momenti i tij elektoral dhe se shkuarja në zgjedhje do të ishte në të mirë të partisë së tij, së paku kështu i thanë Syri.net Kosovës, burimet e afërta me zhvillimet e fundit.

Sot në mëngjes liderët kosovar mbajtën një takim me Ambasadorin amerikan Kosnett, ku qëllimi i këtij takimi ishte zgjedhje e kësaj çështje.

Por as pas këtij takimi Haradinaj nuk ndryshoi mendje.