Prof. Dr. Paskal Milo: 5 Maji dhe konflikti i së shkuarës

565
Prof. Dr. Paskal Milo, mori pjesë në debatin që është hapur kundër LANÇL. Ndër Të tjera, Prof. Milo thotë se shoqëria jonë vazhdon të jetojë me të kaluarën dhe jo të ardhmen. “Prof. Dr. Paskal Milo: “Unë ndihem i lodhur nga debate të tilla. Mendimi im është se ajo ngjarje dramatizohet dhe merr përmasa të tjera më tepër për të dëshmuar se shoqëria jonë vazhdon të rrojë me të kaluarën dhe jo me të ardhmen, për fat të keq. Ushqehet me konfliktin e të shkuarës. Për mua do ishte shqetësuese, nëse në atë përplasje do shihja djem dhe vajza të reja me portrete dhe flamuj duke grushtuar njëri-tjetrin. Këta të rinj çfarë shohin tek një simbolike komuniste? Por të rinjtë tanë nuk e dinë se çfarë është komunizmi? Ata nuk e kanë idenë se çfarë është dhe kjo është gjë e keqe. Unë e shoh këtë si një kërkesë të brendshme të disa segmenteve të shoqërisë që kënaqen me akuza dhe probleme. Ne kemi probleme të tjera shqetësuese dhe nuk duhet të merremi me 30-40 veta”- tha Milo.
Sigal