Ministri Panariti merr pjesë në prezantimin e platformës “Sistemi i Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë” (AGIS)

548
Sigal

Panariti:  Informacionet e statistikat bujqësore, që
ndodhen në këtë platformë, janë një pikënisje per çdo investim ne bujqësi

Ministri: Kemi nevojë për statistika të besueshme,
për të afruar investitorë serioz në bujqësi dhe kjo platformë do të shërbejë
edhe si një pikë referimi për institucione bankare, në mbështetje të sektorit
bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit
të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mori pjesë sot në prezantimin e platformës inovative
dhe profesionale online AGIS – Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për
Bujqësinë, event ky i organizuar nga Ambasada e Zvicrës dhe projekti i saj “RisiAlbanianë”,
në partneritet me Creative Business Solutions (CBS).

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Ambasadori
i Zvicrës, Christoph Graf, në fjalët e tyre për shëndetëse në takim, theksuan domosdoshmërinë
e financimittë SME-ve dhe të sektorit bujqësor përmes platformave inovative si
AGIS, e cila ofron informacion të plotë mbi bujqësinë, përfshirë të dhëna të detajuara
mbi prodhimin, tregëtinë dhe financat, me synim rritjen e kredidhëniespër
SME-të shqiptare.

“Informacionet e statistikat bujqësore, që ndodhen në
këtë platformë, në tërësinë e tyre janë një pikënisje per çdo investim ne
bujqesi. Kemi nevojë për statistika të besueshme, për të afruar investitorë
serioz në bujqesi”, deklaroi Ministri i Bujqësisë, sipas të cilit, “platforma
AGIS do të shërbejë edhe si një pikë referimi për institucione bankare, në mbështetje
të sektorit bujqësor”.

“Një inisiativë të shkëlqyer” e quajti Ministri i
Bujqësisë, Edmond Panariti, Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për
Bujqësinë, AGIS dhe sipas tij, “shpesh të dhënat janë kontradiktore. AGIS do të
shënbejë për një bursë potenciale e produkteve agrare dhe duke vepruar si një
sistem dinamik të dhënash, shumë shpejt do të kthehet në një element qëndror
për këtë sektor”.

Përfaqësues të Qeverisë, ambasadës së Zvicrës,
USAID,  drejtues të bankave dhe të
institucioneve financiare, ekspertë dhe sipërmarrës në bujqësi, donatorë dhe
investitorë ishin të pranishëm në event, për t’u njohur me këtë platformëtë re
dhe për të ndarë mendimet e tyre mbi vlerat dhe mundësitë që ofron sistemi
AGIS.

Z.EnioJaço, DrejtorEkzekutiv i CBS dhe Znj.Edlira
Muedini, Menaxhere e projektit “RisiAlbana” theksuan vlerën e platformësAGIS, e
cila do të shërbejë si një sistem unik që mbledh të gjitha të dhënat zyrtare për
bujqësinë shqiptare në një platformë të qendërzuar informacioni, do të rrisë kredidhënien
bankare për SME-të në përgjithësi dhe do të lehtësojë analizat e kredive për ekspertët
bankarë dhe analistët e tregut.

AGIS (www.agis.al) është një platformë elektronike profesionale
dhe burim gjithëpërfshirës të dhënash mbi Bujqësinë në Shqipëri, zhvilluar në funksion
të profesionistëve bankarë, konsulentëve të biznesit, ekspertëve të bujqësisë,
studiuesve dhe agrobizneseve. Kjo platformë përfshin informacion të hollësishëm
statistikor për mbi 75 produkte bujqësore dhe blegtorale.

Të dhëna zyrtare përindustrinë e agro-përpunimit, përfshirë
këtu statistika për agro-përpunuesit, sipas llojit të aktivitetit, rajonit,
punësimit sipas sektorëve dhe të dhëna për nivelin e prodhimit për mbi 170
produkte. Po ashtu, statistika mbi importin dhe eksportin për mbi 100 produkte bujqësore
dhe agropërpunim, ciklin e prodhimit për 24 produkte bujqësore, kalendarin e
detajuar të aktiviteteve që nga mbjellja, deri tek vjelja dhe shitja e
produktit, kostot e prodhimit dhe flukset e pritshme monetare të agrobiznesit.

Të dhënat zyrtare për këtë platformë janë vënë në dispozicion
nga partnerët institucionalë, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, INSTAT dhe
Bankën e Shqipërisë. Të dhënat dhe informacioni mirëmbahen rregullisht dhe
përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

 

 

 

 

Fjala e plotë e Ministrit Panariti gjatë mbajtjes së aktivitetit për
prezantimin e platformës AGIS

 

Ky është një event mjaft i rëndeësishëm, pasi për herë të parë paraqitet
një platformë integrale, e cila sinjalizon të gjithë atë që ndodh në bujqësinë
shqiptare, në pikëpamje të statistikave, duke përfshirë dhe aktivitetet bujqësore,
si mbjellje, prodhim, agropërpunim, tregëti, sezonalitet prodhimi, aktivitet bankar,
mbështetje, asistencë për fermerët. Tashmë është një plaftormë unike, online, e
aksesueshme nga të gjithë ata që janë të interesuar për të ditur se ç’ndodh në
bujqësinë shqiptare, qoftë në kuptimin e një oferte, qoftë në kuptimin e një
statistike që mund t’i shërbejë edhe studimeve, kërkimeve, apo institucioneve
bankare, për të parë dhe kush janë potencialet e bujqësisë shqiptare, në ato që
ne i konsiderojmë si përparësi krahasuese dhe konkuruese dhe ku mund të
orientohen fare mirë edhe financimet, qofshin këto edhe nëpërmjet kredive
bankare, qofshin nëpërmjet fondeve të dhëna nga donatorët, apo fondeve të
buxhetit të shtetit. Prandaj kjo është një nisëm mjaft e rëndësishme dhe unë
dua të përgëzoj këtë sforco shumë të suksesshme, për këtë platformë të
intergruar AGIS, që quhet dhe Sistemi i Informacionit dhe Inteligjencës në Bujqësi.
Ju e dini që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi problematika me statistikat bujqësore.
Besoj se i keni përcjellë ndonjëherë, edhe me mbivendosjen e informacioneve
bujqësore, shpeshherë dhe kontradiktore. Dhe, në fushën e statistikave bujqësore,
ne po ndërmarrim një revolucion të vërtetë. Fillimisht, i kemi kthyer
statistikat përseri nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë, për arsyen se
MBZHRAU ka mundësinë, ka aksesin, ka instrumentat për të marrë në mënyrë
proaktive, direkte, nëpërmjet matjeve, atë që ndodh realisht në bujqësinë
shqiptare dhe sigurisht, për ta bërë më pas edhe pjesë të kësaj platforme, përveç
manualeve të saj statistikore.

Nga ana tjetër, ju besoj se keni përcjellë se çfarë flustrimi, çfarë
pasigurie, sjell mungesa e informacionit në të gjithë aktorët. Në radhë të parë,
mungesa e informacionit në kuptimin e mungesës së një oferte të organizuar,
mungesën e çmimeve të referencës, çorienton blerësit, ata nuk kanë një pikë
reference ku të bëjnë krahasimin, nëse ia vlen ta blesh në Shqipëri, nëse ia
vlen ta blesh në Greqi, në Kroaci apo në të gjitha vendet e Rajonit. Pra, kjo
platformë e mundëson këtë.

Nga ana tjetër, fermerët kanë një pikë referimi të asaj që ndodh realisht
me çmimet e referencës, në ato që quhen tregjet e hapura të shumicës. Kjo, fare
mire mund të orientojë edhe kontratat e shitblerjes, të pengojë spekulantët, që
në mungesë të një platforme me çmime reference. Sigurisht bëjnë siç duan dhe
sigurisht bëjnë atë që keni përcjellë, duke shkaktuar ç’rregullime në treg, gjë
që ne kemi ndërmend ta adresojmë shumë shpejt edhe me një nisëm, që e merr
Ministria e Bujqësisë, për krijimin për herë të parë të një “Komoditeti Market”
në bujqësi, ku çmimet të përcaktohen mbi bazën e një ankandi fillestar në mënyrë
të organizuar, me pjesmarrjen e prodhuesve, blerësve dhe eksportuesve. Por
sigurisht, jam shumë i lumtur që tashmë kemi një platformë të integruar dhe ky
informacion, pavarësisht nga manyrat, burimet, metologjitë se si grumbullohet
dhe përpunohet, vihet përpara të gjithë operatorëve të sistemit të bujqësisë,
institucioneve kërkimore shkencore, donatorëve, bankave, investitorëve, në mënyrë
të organizuar. Prandaj, unë do ta quaja një gjë shumë të rëndësishme. Tashmë
platforma është e konfiguruar me të gjithë elementët e saj dhe duhet mbushur. Kjo
duhet të jetë shumë dinamike dhe interaktive. Besoj do të tërheqë shumë vëmendje
dhe do të kthehet në një element qëndror ku orbitojnë, konsultohen dhe i
referohen të gjitha ato aktivitete, ku ju i keni përshkruar si shtylla, të cilat
kanë secila ikonën e saj në platgormën elektronike.

Edhe një herë dëshiroj t’ju përgëzoj, pasi edhe mua më shërben, edhe për
të matur vetveten dhe një sigurisht një platformë e tillë i shërben këtij qëllimi.