Ministri i Mjedisit, Koka takim me homologen spanjolle

439
Ministri i Mjedisit Lefter Koka‬ , ka zhvilluar një takim me homologen e tij spanjolle ‎Isabel GarcíaTejerina‬, Ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit. 
Ai e njohu homologen e tij me arritjet e Ministrisë së Mjedisit në fushën e mjedisit dhe veçanërisht në fushën e pyjeve duke theksuar faktin se prej dy vjetësh qeveria shqiptare ka sjellë në qendër të vëmendjes politikat mjedisore. Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve tona në fushën mjedisore. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve si dhe biodiversitetin në vendin tonë.
Sigal