Mhill Fufi: Nuk kam komunikim zyrtar nga PD për përjashtimin nga grupi

457
Sigal

Deputeti Mhill Fufi deklaron se nuk ka ende një njoftim nga Partia Demokratike për përjashtim të tij nga grupi parlamentar demokrat.

Ai tha se me lajmin është njohur vetëm përmes medias.

Fufi thotë gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni me vendimin e grupit për të mos votuar pr/ligjet.

Një ditë më parë selia blu njftoi përjashtimin e deputetit Fufi nga grupi i saj parlamentar.

Përjashtimi erdhi pasi deputeti theu vendimin e grupit të PD, duke qëndruar në seancë kur deputetet e tjerë të PD u larguan.

Mendohet se deputeti ka votuar pro të gjitha pr/ligjeve në Kuvend.

Gjatë votimit në Kuvend, deputeti Mhill Fufi qëndronte i vetëm, teksa shihej herë pas herë të komunikonte edhe me deputetin e LSI, Gjovalin Kadeli.

 Kush është Mhill Fufi

Mëhill Fufi u bë i njohur gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit pas prëplasjes me armë më militantin e LSI, Gjon Gjoni të cilin e akuzoi për blerje votash, ky i fundit mbeti i vdekur ndërsa Fufi dhe kushëriri i tij, u plagosën.

Fufi u bë deputet i i Lezhës pas dorëheqjes së Vasil Bicajt. Emri i Fufit është përmendur edhe nga Tom Doshi kur deklaroi se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të Fufit.