Meta takon Donald Lu: Operacione të përbashkëta kundër terrorizmit

479
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka theksuar gadishmërin e Shqipërisë për rritjen e mëtjeshme të bashkëpunimit me SHBA. Ndërsa priti në një takim ambasadorin e ri të SHBA Donald Lu, Meta theksoi miqësinë dhe aleancën e veçantë strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara .
 
Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë e çmon mbështetjen e SHBA në drejtim të forcimit të demokracisë, në kuadër të NATO-s dhe në operacionet e përbashkëta kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se Shqipëria do vazhdojë të mbetet një aleate e fortë e SHBA jo vetëm në rajonin e Evropës-Juglindore por edhe më gjerë. 

Nga ana tjetër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Donald Lu shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Tiranë dhe duke vlerësuar cilësinë e marrëdhënieve të ngushta mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe miqësinë mes dy popujve, theksoi se bashkëpunimi me Kuvendin do të jetë kyç për marrëdhëniet dypalëshe dhe për avancimin e Shqipërisë në axhendën e saj euro-atlantike.