Meta bisedë telefonike me homologun maqedonas: Kriza të zgjidhet me mjete demokratike

432
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferri.

Pasi e uroi z. Xhaferri për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit të Maqedonisë, z. Meta i shprehu keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni.

Z. Meta gjithashtu theksoi rëndësinë për zgjedhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese dhe demokratike duke dhënë mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë duke e vlerësuar krizën në Maqedoni si një krizë politike dhe jo ndëretnike. 

“Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Ne ju japim mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë për stabilitetin dhe demokracinë në Maqedoni. Kriza politike duhet zgjidhur përmes mjeteve kushtetuese demokratike. Ky konflikt në Maqedoni është politik dhe jo ndër-etnik”, – u shpreh z. Meta.
Sigal