Meta: Asnjëherë nuk ka qenë problem Presidenti, përveç se rastit kur Presidenti ka qenë edhe kryeministër

551
Një ditë pas takimit mes tij dhe Edi Ramës, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mes institucionit që ai përfaqëson dhe qeverisë nuk ka përplasje.
I ftuar në emisionin Real Story, Meta ka bërë një “kthim të shkurtër në kohë” duke analizuar dhe relatat mes Presidencës e qeverive që nga viti 91’ e më tutje.
‘Kur unë kam qenë kryeministër dhe president ka qenë Rexhep Meidani, kam pasur marrëdhënie shkëlqyera me të. Aq të mira sa kur shkova për ti dhënë dorëheqjen, ai nuk e pranonte. Unë ika pak me të shpejtë që të mos qëndroja gjatë dhe ja bëra fakt të kryer’, u shpreh Meta.
Madje Presidenti ka bërë një batutë e cila ka krijuar të qeshura të shumta mes tij e drejtuesit të emisionin Sokol Balla.
Meta tha me të qeshur se vetëm një rast ka patur ku ka patur përplasje mes Presidentit e qeverisë… “asnjëherë nuk ka qenë problem presidenti, përveçse rastit kur Presidenti ka qenë edhe kryeministër”.
Batuta e cila i drejtohet Sali Berishës ka sjellë të qeshura mes Metës e Ballës
Sigal