Mehmetaj: Qeveria i hoqi Universitetit 1.6 milion euro

376
Sigal

Deklarata për media e nën/Kryetares së LSI-së Kejdi Mehmetaj

Dita e sotme shenon nisjen e vitit te ri akademik per mijera studente shqiptare. Kjo eshte nje dite tejet e rendesishme mbi te gjitha per ato vajza e djem qe per here te pare u drejtohen sot auditoreve te fakulteteve per te nisur nje faze te re te jetes se tyre. Ndaj ne emer te LSI du tju uroj nje vit te suksesshem akademi me rezulate te larte. Por sot, pervecse te urojme ata student qe ja dolen te finalizojne punen e tyre studimore te 12 viteve duke fituar te drejten e studimit ne degen e tyre te kerkuar, duhet te bashkohemi me ata maturante qe si rrjedhoje e sistemit te deshtuar te pranimit ne universitete jane jashte dyerve te universiteteve dhe larg preferencave të tyre.

Edhe kete vit, pa kurrfarë përgjegjshmëri, madje duke treguar dashakeqësi, Ministria e Arsimit, një muaj përpara hapjes së konkursit ndryshoi “rregullat e lojës”, pra kriteret e pranimit duke lënë jashtë sistemit mijëra të rinj. Ky vendim si edhe emigrimi masiv na kanë sjellë në situatën dëshpëruese ku rreth 5 fakultete e përafërsisht 85 degë studimi rrezikojnë të mbyllen. Janë rreth 50% të kapaciteteve akomoduese të universiteteve që kanë mbetur bosh, ndërkohë që të rinjtë tanë e gjejnë veten të papunë e të pashkollë me vetëm një zgjidhje në mendje, largimin nga vendi.

Ky vit akademik nisi me një ngjarje shumë të rëndë, që reflekton sjelljen abuzive që qeveria ka ndaj univeristeit, me grabitjen e Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që I kishte mbetur në administrim fakultetit të shkencave të natyrës. Edhe njehërë dhunshëm qeveria cënoi autonominë Universitare.

Jo më larg se një javë më parë sërish qeveria I trajtoi si armike Universitetet duke I hequr me anë të një akti normative rreth 1.6 milion euro.

Këmbanës së mungesës së investimeve në Arsim studentët I ranë edhe gjatë protestës së dhjetorit të kaluar, ku kërkuan ulje të tarifave e rritje të shërbimeve e cilësisë, por sërish arsimi, sidomos ai I lartë vazhdojnë të jenë të nën investuara dhe Shqipëria gjendet e renditur në fund të listës së Europës dhe rajonit kur krahasohen buxhetet e Arsimit.

Orëve pafund propagandistike në televizione të qeverisë rreth “paktit për universitetit” u doli boja, ashtu sic po u del boja fasadave të konvikteve që u lyen sa për sy e faqe, godinave të universiteteve që u mungojnë lboratorët e bibliotekat po ashtu si edhe kartës së studentit që përvece u shërben vetëm studentëve të Tiranës, nuk u ofron asgjë tjetër përtej shërbimeve të luksit. Pra nuk ka cime të reduktuara për librat apo shërbimet kancelarike. Nuk ka tarifa të reduktuara për transportin interurban. Nuk ka zgjidhje për qeratë e kushtueshme të shtëpive apo edhe për kostot e larta për ushqim.

Protesta studentore e dhjetorit të kaluar, pervecse si një leksion I fortë demokracia, shërbeu për të kthyer në vemdnje të gjithë shoqërisë gjendjen e vështirë në të cilën gjendet arsimi, por me sa duket qeveria që mendjen e ka të përfitojë nga PPP-të e të dhunojnë qytetarët, arsimin e përcmon e do ta shohë të shkatërruar.

Ndaj në vend se sot viti shkollor të fillonte me ndryshime pozitive, fillon me auditorë të boshatisur e të vetmet degë të kërkuara janë ato qe pajisin të rinjtë me profesione të kërkuara në Gjermani apo diku gjetkë në Europë.

Për LSI të rinjë gjithmonë kanë qenë të parë, ndaj edhe njëherë dua të theksoj angazhimin tonë të palënduar për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku studentët dhe formimi professional I tyre është parësor. Ne vazhdimisht jemi angazhuar dhe do të vazdhojmë të punojmë për të rritur investimet në arsimit, për të rritur figurën e profesorit e zhvilluar dijen në përgjithësi. Sepse Universiteti nuk mund të shërbejë vetëm për të marrë një diplomë të paguar shtrenjtë, por duhet të jetë dera që hapet për të ndërtuar një të ardhme dinjitoze për të rinjtë e shkëlqyer që rriten në Shqipëri.