Më 23 Qershor fitoi e gjithë Shqipëria

798
Sigal

Korçë, numërohen 2 kuti, 49 vota për të Majtën, 32 për të Djathtën

Pas mesnatës nis numërimi në të gjithë vendin

Fill pas mesnate më në fund janë bërë të ditura disa shifra për numërimin e kutive. Kjo ka ndodhur në Korçë, ku janë numëruar 2 kuti, ndërkohë që epërsia e së majtës është 17 vota. Rezultati është 49 vota për të Majtën, 32 për të Djathtën. Sapo janë dorëzuar kutitë, dhe  Korça ka qenë ndër të parat që ka nisur numërimin e votave bashkë me Hasin. Ndërkaq, pak më vonë në Korçë, në KZAZ numër 76 ka përfunduar numërimi në 2 QV, ku rezultati ka qenë 40 me 43 dhe 40 me 25,që në total flet për një diferencë të vogël për PS-në. Ndërkohë, nga numërimi i 2 kutive në QV 4043 mësohet se 49 vota mori ASHE dhe 32 për AMPI. Ndërkohë mësohet se në Korçë, në dy kutitë e numëruara, u konstatuan 154 vota për të majtën, 69 për të djathtën. Korça ka qenë ndër të parat që ka nisur numërimin e votave. Ndërsa në QV 4043 mësohet se 154 vota mori ASHE dhe 69 për AMPI.  Konkretisht KZAZ 76, në QV 4043 ka këtë rezultat paraprak: 49 vota për ASHE dhe 32 për AMPI, kurse KZAZ 76, në QV 4045: 105 vota për ASHE dhe 37 për AMPI. Ndërsa në Elbasan  në orën 01:10 u numërua 1 kuti, ku ASHE prin me 104 vota kurse APMI, me 43 vota. Në, Kukës, në orën 01:25 u numërua 1 kuti votimi, ku 359 vota ishin në favor të ASHE kurse APMI, 635 vota. Dhe në Lezhë, në orë 01:20 u numërua  1 kuti votimi ku 56 vota janë në favor të ASHE, kurse APMI ka marrë 68 vota.

Numërimi në Has

Po kështu pa mesnate në ora 00:45 ka nisur procesi i numërimit të votave të KZAZ-së nr.10 që përfshin rrethin e Hasit. Duke e bërë të ditur, kryetari i KZAZ-së, Sahit Jaku saktësoi se, “procesi i numërimit të votave ka nisur rreth orës 23:15, pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve për një proces normal numërimi”. Në këtë zonë zgjedhore do të numërohen votat e derdhura në 31 kuti. Pritet që rezultatet e para rë dalin në orët e mëngjesit, ndërsa numërimi i të gjitha votave pritet të dalë mbrëmjen e ardhshme. Në zonën zgjedhore nr.10 në listat e votimit ishin regjistruar 13600 votues. Ndërsa kanë votuar 66% për qind e numrit të zgjedhësve në 31 qendra votimi gjithsej. Ndërsa rreth orës 23:30 ka përfunduar transportimi i të gjitha kutive të votimit pranë vendnumërimit të votave në rrethet e Kukësit e të Tropojës. Përfundimi i këtij procesi bën që brenda pak minutave të fillojë edhe procesi i numërimit të votave.

“I gjithë procesi i marrjes së kutive në dorëzim ka përfunduar, ndërsa pritet të nisë numërimi i votave, gjë për të cilën janë ngritur 6 grupe numërimi”, thotë kryetari i KZAZ-së nr. 11, Dëfrim Korbi. Procesi i dorëzimit të kutive ka përfunduar më parë edhe në rrethin e Tropojës. Këtë e bën të ditur sekretari i KZAZ-së nr. 9, Xhevdet Hoxha. “Gjatë gjithë rrrugëtimit, transporti i kutive nga qendrat e votimit në vendnumërimin e votave është kontrolluar nga forcat e policisë. I gjithë procesi ka përfunduar me ritme normale dhe pa asnjë problem”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj. Ndërkohë, që në KZAZ-të nr. 9 dhe 11 pritet që brenda pak minutave të nisë numërimi i votave, procesi ka nisur në KZAZ-në nr.10

Policia

Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Tefik Sulejmani, punonjësit e policisë në të gjithë vendin sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore. Ky proces ka filluar pas orës 19.00’ dhe aktualisht po ecën normalisht pa pasur asnjë incident. Deri në këto momente nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe kanë mbërritur në Vendet e Numërimit të Votave 4.895 kuti votimi, përkatësisht: Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 1.010 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër 180 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 431 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 437 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 467 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë 443 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës 156 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 254 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 363 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 576 kuti votimi. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 303 kuti votimi. Po ashtu dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 258 kuti votimi. Janë në proces shoqërimi materialet zgjedhore dhe për 613 qendra votimi. Po ashtu nga Policia e Shtetit janë marrë masa për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave, në total 89, të cilat janë marrë në ruajtje nga ora 18.00’ e ditës së sotme.

 Policia e Shtetit garanton opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal këtë proces dhe do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim deri në përfundim të tij. Gjatë gjithë ditës së sotme Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht si në drejtim të ruajtjes së objekteve zgjedhore deri në çeljen e votimit.

Prania e vëzhguesve të huaj

Në zgjedhjet e 23 Qershorit u tha se do të vinin  550 vëzhgues të huaj ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin akredituar deri 8 153 persona. Pavarësisht numrit të madh të vëzhguesve vendas, ata që marrin një rëndësi të madhe në këtë pjesë janë pikërisht vëzhguesit e huaj, jo vetëm ata të OSBE/ODIHR-it, por edhe të një pjese të mirë të ambasadave në Tiranë. Vetëm listat e propozimeve për vëzhgues nga ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Greqisë, Rusisë etj, duke përfshirë në pjesën më të madhe të tyre dhe vetë ambasadorët.

Gratë, pa shumë hapësirë në Kuvend

Në vitin 2008 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për barazi gjinore në shoqëri, i cili përmban kuotën 30 për qind për pozicionet e zgjedhura. Kjo shërben si një masë për rritjen e peshës së gruas në vendimmarrje. Në Shqipëri zgjedhjet e kaluara 2009, sollën numrin më të madh të grave kandidate dhe që u zgjodhën. Kuvendi kishte 23 gra nga 140 deputetë, pra 16.4 për qind. Duke pasur parasysh edhe faktin se ambienti politik historikisht ka qenë domen i burrave, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, këto shifra duken pozitive. Në shekullin e fundit e këtej ka një lëvizje tepër të madhe të grave për të qenë edhe ato pjesë e pushtetit. Shembull për këtë është edhe Gjermania, ku për herë të parë u zgjodh si kancelare një grua. Madje sot Angela Merkel është cilësuar edhe si gruaja më e fuqishme në botë. Në prag të zgjedhjeve më 23 qershor, gratë në Shqipëri u bënë pjesë e pandarë e fushatës elektorale të secilës parti, si kandidate për deputete ndonëse jo edhe në poste drejtuese. Për një vëmendje më shumë ndaj kësaj pjese të shoqërisë flasin edhe vetë programet e çdo partie politike. Ja si e kanë pasqyruar dy partitë më të mëdha:  Në programin e PD thuhet: Partia Demokratike do të vazhdojë reformat dhe politikat mbështetëse për rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe institucionale të vendit. Ne do të mbështesim konsolidimin e praktikave të punësimit, të cilat mbrojnë gratë nga diskriminimi dhe u garantojnë atyre të drejtën për të avancuar në karrierën e tyre profesionale. Ndërsa në programin e PS thuhet gjithashtu se: Angazhimi i Partisë Socialiste, fuqizim real i grave dhe i vajzave dhe mundësi të barabarta për të gjithë gratë dhe burrat, duke kthyer në realitet barazinë gjinore në çdo aspekt të jetës. Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara. Në fakt roli i grave në vendimmarrje sot po rritet me shifra rekord në mbarë botën, duke arritur një mesatare 18,4 për qind të vendeve në asambletë kombëtare. Gjithnjë e më shumë ato po i përdorin votat për të fuqizuar ndikimin e tyre. Kjo prirje botërore ndjehet edhe në Shqipëri. Por në Kuvend kjo nuk pasqyrohet aq sa duhet.

Policia e Shtetit: Ja veprat penale të evidentuara gjatë ditës së zgjedhjeve Parlamentare 2013

 Orë pas ore me kronikën e ndodhur brenda dhe jashtë Qendrave të Votimit, ditën e 23 Qershorit

  Ngjarja e rëndë e Laçit ka tronditur opinionin publik, si edhe atë ndërkombëtar, ku një simpatizant i LSI-së ka mbetur i vdekur dhe një kandidat i PD-së është plagosur rëndë. Procesi i votimit ka nisur normalisht në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që në disa prej tyre ka pasur vonesa dhe incidente të vogla. Rreth orës 09:00 një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një qendre votimi në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” Laç, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Mësohet se i vdekur ka mbetur simpatizanti i LSI-së, Gjon Gjoni. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe kandidati i PD-së, Mhill Fufi. Për ngjarjen ende asnjë i ndaluar, policia shoqëron 7 persona si dëshmitarë. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se strukturat policore do të vazhdojnë të jenë të angazhuara për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe po kryejnë me përkushtim, profesionalizëm e paanshmëri detyrat në përmbushje të misionit të Policisë së Shtetit dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara qartësisht nga Kodi Zgjedhor. “Gjatë ditës së votimeve, por dhe natës të së shtunës nga shërbimet e Policisë së Shtetit krahas detyrës për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, janë marrë masa dhe për sigurimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit, si dhe angazhimin për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura. Gjatë këtij harku kohor janë evidentuar disa vepra penale, për të cilat strukturat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale, duke marrë dhe masa të menjëhershme për identifikimin e kapjen e autorëve të tyre.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, ku sqarohen të gjitha incidentet në çdo qark të vendit. Më poshtë sipas rendit kronologjik po japim incidentet e ndodhura gjatë ditës së votimeve në të gjitha qarqet e vendit.

Ora 20:42 

Të shtunën para mesnatës, Policia mori në ruajtje 5598 objekte zgjedhore në të gjithë vendin

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në kuadër të detyrave institucionale që u ngarkon ligji për procesin zgjedhor, pasditen e së shtunës morën në ruajtje Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit. Nga strukturat e Policisë së Shtetit u morën në ruajtje 5.509 Qendra Votimi. KZAZ-të ishin marrë në ruajtje më parë. Në total nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje 5.598 objekte zgjedhore në të gjithë vendin. Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit angazhoi gjithsej 6.200 punonjës policie. Për garantimin e mbarëvajtjes së këtij procesi u hartuan e zbatuan plane të posaçme masash.

Objektet zgjedhore të marra në ruajtje sipas qarqeve:

Nr.    Qarku         QV    KZAZ

1.       Tiranë         1422  18

2.       Durrës        444    7

3.       Vlorë 432    9

4.       Shkodër      417    8

5.       Lezhë 258    4

6.       Elbasan       540    10

7.       Korçë          447    8

8.       Fier   576    10

9.       Gjirokastër 237    4

10.     Berat 303    5

11.     Kukës         169    3

12.     Dibër 264    3

22:00

Qarku Korçë, rrihen për bindje politike

Në Korçë filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasve Shkëlqim Belul Topa, punonjës i Komunës Libonik dhe Naveljan Shkëlqim Topa, përkatësisht 45 dhe 20 vjeç, pasi akuzohen se në Libonik, për shkak të bindjeve partiake kanë goditur me sende të forta shtetasit Armando Pëllumb Cenolli e Maksi Njazi Cenolli, edhe këto banues në fshatin Libonik.

 23:10

Korçë, koordinatori i LSI-së tenton të blej votat

Është bërë arrestimi i shtetasit Pajtim Selman Myrtollari, 51 vjeç nga Korça. Ky shtetas mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur Ura e Fajancës është kapur në flagrancë me automjetin tip “Benz” KO 8013, me 11 zarfa me nga 5000 lekë të reja, të cilat dyshohet se do u ndaheshin personave të ndryshëm për të votur për Subjektin Politik LSI , ku ky i fundit ishte dhe Koordinator i këtij subjekti. Po lidhur me këtë rast filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal për 2 shtetas të tjerë.

 01: 00

Vlorë, tritol automjetit të Prokurorit

Rreth orës 01.00’ të datës 23.06.2013 në lagjen “Pavarësia”, në qytetin e Vlorës në automjetin tip “VVolksvagen Golf 4” në pronësi të shtetasit Dorian Tafili, me detyrë Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në pjesën e përparme të këtij automjeti (kofano) ka ndodhur një shpërthim. Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e tij të përparme dhe në momentin e shpërthimit ka qenë i parkuar në vendparkimin përpara pallatit ku banon shtetasi Dorian Tafili.

 08:45

Laç, vritet simpatizanti i LSI, plagoset kandidati për deputet i PD

Në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “AT Shtjefën Gjeçovi”, të qytetit të Laçit, ka patur një shkëmbim zjarri, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Gjon Gjoni, 49 vjeç, banues në Laç, po ashtu janë plagosur, shtetasi Mhill Fufi, rreth 49 vjeç, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, për Qarkun e Lezhës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, si dhe shtetasi Kastriot Fufi, 39 vjeç, banues në Mamurras, i cili është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

 08:53 

Shkodër, vonesa të komisionerëve në 8 QV

Në 8 Qendra Votimi (5 në Komunën Shalë, të Rrethit Shkod ër dhe 3 në Komunën Shosh), nuk janë bërë akoma dorëzimet nga punonjësit e policisë për arsye vonese të paraqitjes së komisionerëve të këtyre qendrave.

 09:00

Shkodër, konflikt midis komisionerëve në fshatin Vukatanë

Komisioni i QV-së nr. 344, i vendosur në fshatin Vukatanë, Komuna Gur i Zi në Shkodër, ka kërkuar ndërhyrjen e punonjësve të policisë, pasi ka pasur konflikt midis komisionerëve të kësaj qendre. Punonjësi i policisë ka shkuar pranë QV, por nuk ka ndërhyrë, pasi nga komisioni është marrë vendim largimi, duke qenë se situata është qetësuar dhe votimi vazhdon normalisht.

 09:55

Shkodër, ndërhynë policia për të mbajtur rregull në fshatin Koman

Komisioni i QV-së nr.142 i vendosur në fshatin Koman, Komuna Temal, rrethi Shkodër, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë, pasi kishte radhë të madhe votuesish dhe u kërkua të mbahej rregull. Punonjësi i policisë së kësaj zone ka ndërhyrë për të vendosur rregullin dhe për të mbajtur radhën e votuesve. Pas qetësimit të situatës, në orën 10.20, punonjësi i policisë është larguar nga kjo QV.

 10: 00

Sarandë, probleme në një QV

Në qendrën e votimit Nr. 4665 në qytetin e Sarandës në shkollës “Adem Shema” Komisioni i Qendrës së Votimit ka kërkuar mbështetjen e policisë, pasi kishte shumë njerëz brenda qendrës së votimit. Pasi është marrë vendimi përkatës, Policia ka ndërhyrë dhe situata është normalizuar.

 10:30

Korçë,  futet për të ndarë sherrin i gjuajnë me grushta kandidatit për deputet

Në qytetin e Korçës, në lagjen nr.4, përballë shkollës 9- vjeçare “Nuçi Naçi”, ka patur një grindje mes shtetasve Edmond Poreci dhe shtetasit Leonard Mitre për motive ende të pasqaruara. Për ndërprerjen e këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ilirjan Pendavinji, i cili në momentin që po ulte konfliktin është goditur në fytyrë me grushta nga shtetasi Edmond Poreci.

 10:41

Shkodër, pengohet procesi i votimit në fshatin Baks

Komisioni i QV-së nr.77/1 i vendosur në fshatin Baks, Komuna Rrethina, Shkodër, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë pasi aty ka shumë gazetarë e persona të tjerë, që pengojnë procesin e votimit dhe për këtë është marrë vendim nga ky komision për t’i nxjerrë jashtë QV. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë gazetarët dhe persona të tjerë dhe pasi gjendja është qetësuar punonjësi i policisë është larguar nga kjo QV.

 10:55

Këlcyrë, komisionerët rrihen me grushta

Në Qendrën e Votimit nr. 4165 në qytetin e Këlcyrës, komisionerët kanë thirrur policinë për rivendosje të rendit dhe qetësisë publike, pasi shtetasi Fatjon Merkaj, ka debatuar me komisionerët e kësaj qendre votimi dhe ka goditur me grushta dy komisionerët Agim Allamani, komisioner i subjektit LSI dhe Dhimtër Qyra, komisioner i subjektit PD. Më pas është larguar nga Qendra e Votimit. Pas marrjes së vendimit punonjësit e policisë kanë hyrë në qendrën e votimit për rivendosjen e rendit.

 11:00

Peqin, goditet me mjete të forta anëtari i komisionit

Në një Qendër Votimi në qytetin e Peqinit është goditur me mjete të forta nga tre shtetas anëtari i Komisionit i kësaj qendre votimit, si dhe i kanë marrë kartën e identitetit bashkëshortes së tij. Menjëherë nga ana e policisë u shkua në vendin e ngjarjes, ku u bë i mundur identifikimi i personave, si dhe sekuestrimi në cilësinë provës materiale i mjetit me targa TR 5515 K, me të cilin këta shtetas qarkullonin në qytetin e Peqinit. Tre personat e identifikuar janë: Gazmend Sinani, drejtuesi i mjetit tip “Mitsubishi”, Astrit Kashi, Aleksander Bajo, që të tre banues në Elbasan. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar mjetit u gjeten dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 2 arme zjarri tip automatike, 1 shotgan, si dhe një sasi municionesh.

  11:00

Lushnje, dhunon bashkëfshatarin me qëllim votimin e PS

Në Lushnje ka filluar procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Erjon Dani për veprën penale (kundravajtje) “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329/1 i K.Penal, pasi dyshohet se rreth orës 11:00 në fshatin Thanasaj, ka dhunuar fizikisht shtetasin me iniciale A. F, 22 vjeç, për të votuar subjektin zgjedhor Partinë Socialiste.

 14:30

Fier, policia shpërndan votuesit në QV të Levanit

Nga Komisioni i QV nr.3178 në Levan Fier është bërë një kërkesë për ndërhyrje të forcave policore pasi kishte grumbullime njerëzish në Qendër Votimi.

 15:36

Bllokohet votimi në fshatin Skënderbegas Gramsh

Bllokohet votimi në fshatin Skënderbegas të Gramshit, pasi vëzhguesi i PD-së Bajram Kllogjri ka kërkuar pezullimin e procesit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Kllogjri kërkoi pezullimin e votimit pa asnjë shkak ligjor.

 16:20

Berat, kapet një person duke fotografuar votën

Një votues është kapur duke fotografuar votën në qendrën e votimit 3237 në Berat. Komisioni vendosi ta quajë të pavlefshme votën e fotografuar.

 17:16

Korçë, vëzhguesi shoqëron një të verbër, goditet nga 1 komisioner

Incident në një qendër votimi në qytetin e Korçës. Një vëzhgues është përpjekur të ndihmojë një të verbër për të votuar, duke shkarkuar debate në qendrën e votimit. Mësohet se njëri prej komisionerëve ka reaguar ashpër, duke goditur me shkelma vëzhguesin.

 17:20

Goditet komisoneri i PS në Kamëz

Goditet komisioneri i PS-së në Bathore, Kamber Deluli. Kandidati për deputet i PS-së, Pjerin Ndreu, denoncoi lajmin në  “Neës 24”, teksa ka akuzar kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për kërcënim.  “Tek shkolla “Ahmet Zogu” në Bathore lagjia 6, procesi ka qenë normal deri se kryetari i Bashkisë në shkelje të ligjit tenton të hyje brenda dhe fyen dhe kërcënon. Komisioneri i ka kërkuar të largohet, por është goditur nga bodigardi i Xhelal Mziut”, tha Ndreu.

 18:20

Burgu i Drenovës, të burgosurit ngatërrojnë kutinë e votimit

Në burgun e Drenovës, ka përfunduar votimi në qendrën e votimit numër 70. 370 të burgosur e të paraburgosur kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë me votë, ndërkohë që raportohet se ata kanë ngatërruar kutinë duke e hedhur votën e tyre në kutinë e materialeve. Në drejtorinë e burgut të Drenovës kanë shkuar përfaqësues të KZAZ.