Mblidhet Këshilli i Mandateve, a “fundoset” Tahiri me provat e reja që ka Prokuroria?

502
Mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve tek Kryesia e Kuvendit aty ku pritet të vendoset për “fatin” e ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit dhe autorizim për kontroll në banesë e arrestim.
Prokurori tha se dje kanë marrë në dorë prova të reja në lidhje me këtë çështje, të cilat duan t’i depozitojnë pranë këshillit.
Avokati i Saimir Tahirit tha se nëse Prokuroria ka si provë vetëm materialin me 416 faqe të Prokurorisë së Katanias kjo nuk përbën provë se është publikuar tashmë. Por prokurori foli qartë dhe tha se ka të tjera prova.
Sigal