Masterplani për Parkun e Liqenit, Leonard Olli ndërpret fjalimin e Veliajt

485
Kryekëshilltari i djathtë në Bashki, Leonard Olli, i ka ndërprerë fjalimin kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt për masterplanin e Parkut të Liqenit. Olli ka shkuar pranë foltores ku po fliste Veliaj dhe i ka thënë se “Bashkia e Tiranës është e zhytur në zhul moral dhe politik”. Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka thënë se në katër vite PD nuk ka bërë asgjë dhe nuk i kanë shërbyer qytetarëve. Olli u ka uruar ditë të mbarë dhe është larguar nga aktiviteti për masterplanin e Parkut të Liqenit, së bashku me zyrtarët e tjerë të PD. 
Pas zv.kryeministrit Peleshi fjalën e ka marrë kryebashkiaku Veliaj, por që është ndërprerë nga këshilltari i djathtë i Bashkisë, Leonard Olli.
Erjon Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte gropë septike. 
Leonard Olli: Urime për fjalën me aksion me goditje të përqënrduar.
Veliaj: Besojmë të gjelbërimi, jo për banjo. Nëse doni banjo e keni përballë.
Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave. 
Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë? Qyteti do të gjelbërohet, dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUP.
Olli: E keni gabim, unë do ju kërkoj diçka, un ju dhashë dorën ju përgëzova por respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe banesës.
Veliaj: Dhe fëmiëjt tuaj do të luajnë te Liqeni.
Olli: Lërini fëmijët, po diskriminoni njerëzit.
Veliaj: Edukata mësohet në shkollë. Më lërë ta prezantoj dhe dëgjo si bëhet qyteti. Kishit katër vjet si bëhet qyteti. 
Olli: Po humb dinjitetin. 
Veliaj: Gishtat përpjetë dhe aty ku duhet.
Më tej pasi ka rimarrë fjalën, Veliaj ka theksuar se, sot bashkia sheh interesin e qytetarëve dhe jo atë të biznesmenëve, sikundër vepronte deri dje administrata e mëparshme e bashkisë. 
“Bashkia e kaluar i dha leje ndërtimi Mihal Delijorgjit, tek zona tek pallati me shigjeta, ku romët u nxorrën jashtë nga banesat e tyre. Sot jemi këtu për interes publik. Jo vetëm zgjidhëm problemin e romëve të nxjerrë jashtë nga Lulzim Basha, por edhe më shumë. Sot Parkut të Liqenit i janë shtuar 5.5 hektarë nga Garda e Republikës. Gjithashtu, nga 14 ndërtesa parkut i ngelet vetëm 1 ndërtesë”, ka thënë Veliaj.
Sigal