Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati lidhur me marrëveshjen për detin me Greqinë. Deputeti Shehu theksoi se Bushati po luan rolin e “strucit” kur flet për marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa shtoi se asnjë çështje e përbashkët me shtetin fqinj nuk është konsideruar ‘tabu’, përveç atyre që bien ndesh me interesat tona kombëtare. Asnjë çështje me interes të përbashkët nuk është konsideruar “tabu” nga neve në marrëdhëniet me Greqinë, duke bërë të mundur kështu jo vetëm nënshkrimin e Traktatit të 1996, por dhe ngritjen e mëtejshme të tyre deri me 2013. Për sa i takon “dëshirës” së Ministrit për “çlirimin” e energjive të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, dua t’i kujtoj atij se, nuk jemi ne që i bllokojmë, por ishte e është “Rilindja” që për pesë vite i shkatërroi këto marrëdhëniet shumë të mira me Greqinë dhe e ktheu energjinë e tyre nga pozitive në negative.

Ulja e detyruar tashmë në tavolinën e bisedimeve me Greqinë, mbas të tilla qëndrimeve aventureske, pa dyshim të bën të rikthehesh aty me “bisht ndër shalë”.