Manja: Shumë filtra për të zgjedhur kandidatët

89
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP kanë kaluar në disa filtra për të verifikuar kushtet dhe kriteret ligjore. Ai tha se opozita hodhi baltë mbi kandidatët për të deligjitimuar procesin. “Kanë pasur një proces filtrimi deri dhe me seanca dëgjimore dhe me dokumentacion shoqërues për secilin nga kandidatët dhe janë të listuar dokumentet që ka paraqitur secili kandidat. Pastaj kandidaturat kanë ardhur tek sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, i cili ka bërë edhe ai vlerësimin e kushteve dhe kritereve ligjore, pastaj është hartuar lista nga sekretari i përgjithshëm dhe i ka sjellë në Komisionin e ligjeve. Në të gjitha këto filtra janë verifikuar kushtet dhe kriteret ligjore. Ajo që bëri opozita ishte një proces jo korrekt sepse për të deligjitimuar procesin hodhi baltë mbi kandidatët”, tha Manja. Qëndrimin e opozitës në seancën e përzgjedhjes së emrave të kandidatëve, Manja e konsideroi si politik. “Opozita mbajti qëndrim të qartë politik, ku sipas opozitës e kemi me procesin dhe jo me kandidatët”, tha Manja.