Lushnjë/ Banorët e Delisufaj ngrihen në protestë, pa rrugë, pa kanalizime me prodhimin që u prishet

434
Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në protestë nga mungesa e investimeve, nga mungesa e rrugëve, kanalizimeve, nga mosdhënia e asnjë ndihme apo stimulimi për bujqësinë. Ata ndihen të braktisur nga qeveria dhe deputeti i mazhorancës që i përfaqëson në parlament. Kryetari i Partisë Demokratike të rrethit të Lushnjes, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve të kësaj zone.
“Kryetari i bashkisë nuk na pret”, thonë banorët.
“Dhe deputetin e zonës të cilin e ka sjellë Edi Rama nuk e njohim dhe as e kemi takuar ndonjëherë”, shprehen ata.
IMG_2934“Ankohemi gjithmonë për rrugët dhe nuk bëhet asgjë. Sa herë vijnë për vota, thonë se do ta bëjnë. Dritat i paguajmë një më një, çmimin e ujit e rritën”, thotë një grua protestuese.
“Taksat, të gjitha i paguajmë, ku shkojnë gjithë këto taksa? Kur të vijë koha e votimeve nuk do lejojmë kuti këtu”, shprehet i revoltuar një banor i zonës.
“Ia dhashë votën, ia kemi dhënë votën një më një, por nuk është tek vota. Jemi socialistë dhe demokratë, nuk jemi kafshë, por njerëz. Ne të na shtrohet rruga”, është kërkesa e protestueses.
“Jemi 800 votues që kemi votuar. Ujin po e blejmë se ai që vjen është me krimba. Metër kubi 720 lek, dhe me ndryshk. Kanalizimet janë me ferra. Ne s’kemi ku të shkojmë më. Jetojmë kot”, shprehet i revoltuar një tjetër protestues.
“Këtë radhë votova PS, kam bërë gabimin më të madh se tha do të ul çmimet, unë sot paguaj naftën më shtrenjtë”.
Ndërsa një bujk thotë: “Kam 20 ha tokë. I paguaj taksat pasi na i kërkojnë me këmbëngulje. Kanale nuk ka dhe sipërfaqja është e përmbytur. Në muajin qershor kur kemi korrur grurin ka mbetur stok. Sot ai kërkon taksat, ke, s’ke. Si ti paguaj taksat kur nuk kam shitur dhe lek nuk kam marrë? Si të paguaj taksat pa bërë ti kanalizimin vaditës, kullues, pa bërë rrugë, pa riparuar dritat edhe pse rriti çmimin e energjisë”.
Kryetari i PD-së së Lushnjes Myslym Murrizi theksoi se më të ardhur PD në pushtet do të punojmë për përmbushjen e të gjitha kërkesave, brenda ligjit, të banorëve të zonës.IMG_2935
“Jam në fshatin Delisufaj në mbështetje të kërkesave të drejta dhe legjitime në protestën e banorëve, për të gjitha shërbimet e munguara, qoftë nga pushteti lokal, qoftë nga braktisja e pushtetit qendror. 1.7 km rrugë e pashtruar, kanale kulluese të cilat nuk janë kapur me dorë prej vitesh, për llumin e pushtetarëve të cilët pasi marrin votat i braktisin, qoftë kryetarë bashkie, qoftë deputet. Banorët thanë se nuk e njohin deputetin e tyre. I bëj thirrje mazhorancës si kryetar i PD-së rrethi Lushnje që të kthejë sytë nga qytetarët dhe të mos i përdorë qytetarët vetëm si trampolinë për të marrë karriken e pushtetit. Vjen i mashtron gjatë fushatës, u merr votën e më pas u kthen shpinën. I kujton një herë në 4 vjet, vjen dhe bën mashtrimin e rradhës. E drejta është me qytetarët, paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim. Sot si kryetar opozite jam absolutisht në mbështetje të kërkesave të tyre. Kur PD të jetë në pushtet do të këmbëngul me të gjithë fuqinë që më jep ligji për të qenë në krahë të tyre që për taksat që paguajnë të marrin shërbimin që meritojnë”, tha Murrizi.
Sigal