Llalla: Ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme

576
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka apeluar sot për rifreskim në stafin drejtues, ndërsa kjo kërkesë vjen një ditë pasi katër krerë prokurorish dhanë dorëheqjen. “Gjithashtu riformatim pritet të ketë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Riorganizimi do të realizohet në disa faza, ku fillimisht po shqyrtohen mundesitë në ato njësi të Prokurorisë, në të cilat vlerësohet se ka nevojë për ndërhyrje në një kohë sa më të shpejtë. Prokuroria e Pergjithshme, pas analizave vjetore të zhvilluara në fillim të vitit 2016, ka krijuar një pamje të qarte mbi problematikat e aktivitetit. Në perfundim është vlerësuar si domosdoshmëri rifreskimi i një pjese të strukturës së Prokurorisë, proces i cili pritet të realizohet periodikisht në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë Llalla.
Sigal