LIVE- Protesta e opozitës, nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë

445

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sapo kanë lënë selitë e partive respektive, ku dhanë porositë e fundit për protestën që kulmon përpara kryeministrisë.
WhatsApp Image 2018-01-27 at 12.07.17

basha18
Fillimisht Kryemadhi, e pastaj Basha i janë bashkuar protestuesve dhe po marshojnë në këmbë drejt Kryeministrisë. Kryemadhin e shoqërojnë simpatizantë me tepsi në duar e mes tyre fotoja e ktyeminstrit Rama. Ndërsa kryedemokrati Basha la PD-në vetëm 1 minutë para orarit zyrtar, i shoqëruar nga protestues të shumtë.

Kryedemokrati Basha do të niset nga selia e PD-së e do të bashkohet me kryetaren e LSI-së e protestues të tjerë përballë Hotel “Dajtit” për tu staciouar të gjithë në sheshin para kryeministrisë.

Pritet që në podium të kenë fjalime aleatët e PD-së, Basha e Kryemadhi dhe një socialist.   
Po ashtu protestuesit e PD-së, pritetet të mbajnë flamuj të BE dhe SHBA-së në protestë.

ORA 12:40- KAPSOLLA PARA KRYEMINISTRISË
Teksa vijojnë fjalimet, në sheshin para kryeministrisë dëgjohet një zhurmë e madhe. Raportohet se zhurma u shkaktua nga hedhja e kapsollave.
kapsolla3

Ora 12:37- NDOKA: RAMA IK
“Sot ka ardhur momenti që të gjithë bashkë ti bëjmë thirrje Edi Ramës të largohet njëherë e më parë dhe ta çlirojë Shqipërinë nga kjo zgjedhë. I bëjmë thirrje të gjithë së bashku, Edi Rama ik! Katër vjet qeverisi Edi Rama e jo vetëm që nuk e mbajti premtimin për të hapur 300 mijë vende pune por dëboi 300 votues kundër tij”.

Ora 12:33- SHEHI: SHQIPTARËT PO IKIN, DUHET REZISTENCË
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se shqiptarët duhet të rezistojnë kundër qeverisë. Ai tha se sot shqiptarët janë të pashpresë dhe ndaj po largohen nga Shqipëria.
“Sot jemi këtu, jemi mbledhur për t’i thënë ndal kësaj pune. Jemi mbledhur këtu se çdo familje ka nga një fëmijë, vëlla motër, që bëjnë gati valixhen gati muaj për muaj. Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Kjo s’ka ndodhur edhe kur Shqipëria ka qenë për bukë. Nuk po ikin se u mungon buka, por se nuk kanë asnjë shpresë. Herën tjetër në qoftë se nuk dalim sot, nuk dalim nesër nuk do jemi kaq shumë se do ikin gjysma. Duhet të rezistojmë sot për t’iu kundërvënë kësaj të keqe”, tha Shehi.

Ora 12:25- MEDIU: TË HEDHIM POSHTË KËTË TË KEQE
Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka marrë fjalën në protestë duke iu kërkuar qytetarëve të bashkohen për të mundur të keqen e madhe që ka kapluar vendin.
“Sot është dita e njerëzve të lirë e shqiptarëve pa dallim politik, njerëz që shpirtin e tyre nuk ja shesin asnjë pushteti. Jemi këtu si njerëz që nuk pranojnë të keqen. Jemi këtu në emër të dashurisë për familjet tona, për vendin tonë. Shqipëria sot fatkeqësisht vendi më i varfër në Europë. Me mijëra biznese u mbyllën. Duhet të çohemi dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë tek vota dhe liria qytetare. Jemi mbledhur t’i bëjmë ballë një rreziku shumë të madh, shkatërrimit të vlerave morale dhe historisë së këtij vendi. Jemi këtu për të ndaluar largimin masiv të të rinjve. Së bashku ne luftuam për vite me radhë. E bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, ndërtuam një ekonomi të qëndrueshme kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes për faj të kësaj qeverie.
Në qoftë se ne do të ulim kokën, e keqja do triumfojë. A mund ta ulim kokën përballë vendit tonë? Ne si shqiptarë duhet ta mbajmë kokën lart dhe me zërin tonë duhet ta hedhim poshtë këtë të keqe. Sot jemi të gjithë së bashku. Ky është fillimi i ndryshimit të madh. Ka vetëm një zgjidhje, jo largimi i qytetarëve por i kësaj qeverie”, deklaroi Mediu.

Ora 12:16- PD-LSI ‘MBROJNË’ PROTESTUESIT
Organizatorët e protestës kanë vendosur një kordon mes policisë dhe protestuesve, me sa duket për të shmangur ndonjë incident apo përplasje të mundshme.
organizatoret

Ora 12:15- SPAHO: SHQIPTARËVE IU KA SOSUR DURIMI
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka marrë fjalën i pari në podiumin e protestës së frontit opozitar. Ai tha se shqiptarëve iu ka sosur durimi sepse Rama ka shkallmuar themelet e ekonomisë së vendit.
“Prania juaj e jashtëzakonshme në këtë shesh është shenjë që shqiptarëve iu ka sosur durimi me qeverisjen arrogante e kriminale dhe kërkoni ndryshim. Ne protestojmë sepse jemi të pakënaqur dhe të zemëruar që kemi në krye një qeveri ilegjitime. Edi Rama ka shkallmuar themelet e ekonomisë së vendit. Qytetarët po varfërohen kurse Rama dhe një stan pushtetarësh po pasurohen. Protestojmë sepse duam punë. Por Edi Rama ka plan tjetër, ai po e zbraz Shqipërinë dhe alternativa që na afron është emigracioni. Forca jonë qëndron tek bashkimi. I bëjmë thirrje Ramës të largohet sa nuk është vonë, ora e tij ka mbaruar”, deklaroi Spaho.

ORA 11:59- KRYETARI I PD-SË LULZIM BASHA DEL NGA SELIA E PD
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lënë selinë e PD dhe i është drejtuar sheshit para Kryeministrisë.

Ora 11:53- KRYEMADHI NISET DREJT BULEVARDIT
“Të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër tij. I gjithë pushteti i Edi Ramës, më shumë se të gjithë km në pushtet. Sot pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Njerëzit janë entuziastë dhe me sa duket një fije shprese lind në shpirtin e tyre. Shqiptarët të varfër ekonomikisht por jo shpirtërisht. Mesazh që shqiptarët të mos largohen nga shqiptarët.

Çizmja nuk është për shqiptarët por për pushtuesit. Është për atë që ka mbetur vetëm. Tepsinë donte, tepsinë e mori. Kjo protestë tregon që shqiptarët janë të gjithë këtu ai është vetëm”.

Ora 11:50-POLICIA GARDH TEK KRYEMINISTRIA
Forcat e policisë janë shtuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë. Të pranishëm janë edhe drejtues të policisë së Tiranës.
policia tek km (1)

policia tek km (4)

policia tek km (3)
ORA 12:30- SIMBOLET MBUSHIN SHESHIN E PROTESTES
Protestuesit mbajnë në duar simbole të ndryshme. Të rinjtë e PD-së kanë sjellë instalacione me disa prej të dënuarve, e të kërkuarve nga drejtësia, mes tyre eshe kryeminsitri Rama e ish-ministri i Brendshëm Tahiri, të veshur si të dënuar e me pranga në duar. Po ashtu LSI-ja mban një tepsi ku eshtë gdhendur fortoja e ktyeminsitrit
WhatsApp Image 2018-01-27 at 11.42.33

WhatsApp Image 2018-01-27 at 11.15.04

WhatsApp Image 2018-01-27 at 10.54.23

WhatsApp Image 2018-01-27 at 10.58.53

Ora 11:23- PROGRAMI I FOLESVE

Zonja dhe zoterinj, te nderojme himnin kombetar

1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho
2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika

3. Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin agim kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca
4. Kryetar I Partise Republikane- Fatmir Mediu-
5. Kryetari I Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –
6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka
7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule
8. Kryetar I Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka
9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim –
Monika Kryemadhi
10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh
11. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha

ORA 11:00-“I PARI QË DENONCOI TAHIRIN”, JA KUSH DO FLASË NË PROTESTË
Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, njeriu që trazoi ujërat e politikës shqiptare duke akuzuar krerët e policisë shqiptare si të lidhur me krimin si dhe lidhjen e ish-ministrit Tahiri me vëllezërit Habilaj, mësohet se do t’i bashkohet protestës së opozitës.

Siç raporton gazetarja Klodjana Lala për BalkanËeb, Zagani pritet të përcjellë mesazhin e tij me një videokonferencë nga Zvicra aty ku ka fituar statusin e azilantit. Ai pritet të jetë i dhjeti në listë.

ORA: 10:30- MBERRIJNE PROTESTUESIT E PARE PARA KRYEMINISTRISE
Ne bulevardin Dëshmorët e Kombit mbërrijnë grupet e para të protestuesve me pankarta në duar

ORA 09:00-MASAT E POLICISË
Ndërsa protesta e opozitës do të nisë për pak minuta, policia ka forcuar radhët duke shtuar qarkullimin në zonat më të populluara nga protestuesit. Mbi taracën e Kryeministrisë është vendosur një efektiv me snajper. Po kështu në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur disa makina shi-hedhëse si pjesë e planit të masave nëse do të shihet e nevojshme përdorimi i tyre për qetësimin e protestuesve në rast të episodeve të dhunës. Nuk mungojnë as makinat e blinduara. Të angazhuar në terren do të jenë rreth 1500 forca policore, si nga FNSH, RENEA etj. Ndërkohë në orët e para të ditës së sotme janë parë efektivët e shpërndarë dhe makina të shumta policie rreth kryeministrisë.