Lëvizja Vetëvendosje i kërkon Kryeministrit Rama të mos takohet nesër me Vuçiç

82

Gazeta Telegraf/ Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i është
drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës përmes një postimi në Facebook.

Ymeri ka kërkuar nga kryeministri
Rama që të mos takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç  në Beograd për shkak të arrestimit para dy
javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi.

“Kryeministri i Shqiperisë, Z.Edi
Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë
Vuçiç me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti
në Evropën Juglindore”.

I bëj thirrje Z.Rama që të mos
shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për
shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat
Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e
moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Serbia
e Vuçiçit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej
përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që
ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër
herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë
një herë në Beograd”, ka shkruar Ymeri në Facebook.