Lefter Koka: Durrësi, lokomotiva e fitores së LSI-së më 25 qershor

542
Do të ishte privilegj për secilin prej jush që të ishte sot këtu në këtë shesh. Nuk e di se ç’do të thoshin sot të famshmet sondazhe, kur Lulin me çadër pa njerëz me 12 për qind dhe LSI-në që e mbulon vetëm qielli me 13 për qind. Të nderuar miqtë e mi, unë jam i sigurt që më 26 qershor edhe bulevardi i ri nuk do t’i dalë LSI-së për të festuar fitoren. LSI është forcë e parë. Zhvillimi i Durrësit Unë ju përcjell nga Durrësi situatën politike në këtë qytet tremijë-vjeçar, ku sigurisht kam dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës vetëm tepsi dhe timon. Durrësin nuk mundën dot ta shkatërrojnë as otomanët turq, as gjermanët e as italianët. E shkatërron në 2017-n vetëm Rilindja. Qyteti i Durrësit është një qytet me det, por pa turizëm. Është një qytet me arkeologji, por i pavizitueshëm. Është një qytet me transport rrugor, por jo funksional. Është një qytet me peshkarexha, të cilat nuk funksionojnë. Pra, miqtë e mi, Durrësi ka nevojë për LSI-në.

Durrësi lokomotiva e LSI-së
Gara jonë tashmë nuk është me kundërshtarët, ne garën e madhe e kemi me njëri-tjetrin. Unë jam në garë me Presidentin e Republikës dhe i kam thënë që Durrësi do të jetë lokomotiva e LSIsë në këto zgjedhje dhe forcë e parë në të gjithë Shqipërinë. Suksese dhe fat më 25 qershor.
Sigal