Lajmi i fundit/Deputeti i Partisë Demokratike Boçi:20 mijë maturantë të braktisur nga Rama

411

Deputeti i Partisë Demokratike,Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me Maturen Shtetërore.Ai theksoi se maturantët e shkëlqyer  janë në pritje të tepricave.

Sigal

 

Ja deklarata e plotë e kreut të Departamentit
të Arsimit, Luçiano Boçi.

 

Pas 20 ditëve terrori psikologjik dhe
padrejtësish, rreth 20 mijë maturante janë sot edhe njëherë të braktisur nga
Edi Rama.

Pas përfundimit të fazës së parë, mijëra
maturantë me rezultate të shkëlqyera janë në pritje të tepricave, sepse kështu
iu tek një ditë Edi Ramës dhe Linditës së tij.

Të tradhtuar, të lënduar, të nëpërkëmbur, edhe
pse për 3 vite studiuan dhe shumë prej tyre morën rezultatet maksimale, me
mesatare mbi 9.

Do aplikojne përsëri në raundin e dytë, u
thotë qeveria, me 10 preferenca te tjera, që t’i mashtroje përsëri nga e para.

Fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm
23% e maturanteve, dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama
ka dështuar.

Nuk ka as meritë, as ekselencë e as
preferencë.

Rregullat e ndryshuara në fund të procesit të
maturës, hodhën në erë cdo investim të maturantëve dhe familjeve të tyre.

Qeveria shkeli me këmbë dhe vazhdon të shkelë
mbi mundin, djersën, investimin dhe talentin e maturanteve.

Maturantët sot nuk duan thjesht një diplomë,
apo një të drejte studimi cfarëdo.

Ata kerkojne te ndërtojne te ardhmen e tyre,
ashtu sic e kanë projektuar vetë.

Dikujt që ka ëndërruar të bëhet jurist, apo
mjek, dhe ka punuar e ka marrë rezultatet maksimale në 3 vitet e gjimnazit, nuk
mundet t’i thotë sot qeveria mos u mërzit se ka kuota tek gjeografia, apo puna
sociale.

Kjo ndërhyrje brutale dhe shkatërrimtare e
qeverisë, është e papranueshme.

Partia Demokratike kërkon dhe një herë me forcë
rikthimin e meritës dhe të preferencës.

Ne jemi në krah të maturantëve dhe të gatshëm
të japim të gjithë mbështetjen tonë për cdo rast padrejtësie.

Ne i bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë
maturantët të rezistojnë e të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre. Ajo
është e drejta e tyre e merituar, e fituar me mund e talent, dhe nuk mund të
nëpërkëmbet e as të tjetërsohet nga asnjë qeveri.