Kuvendi rrëzoi dekretin për lojërat e fatit/ Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik

585
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur nga “Panorama Online” për arsyen e mosparaqitjes së institucionit të Presidentit në seancën e sotme të zhvilluar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u shqyrtua Dekreti i Presidentit nr.10850, datë 30.07.2018, “Për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.39/2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar”, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji që lehtëson barrën fiskale të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushat e lojrave të fatit, deklaroi se:

Institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim. Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik.