Kuvend/ PS amendament për ndryshimin e ligjit për dekorimet, PD dorëzon rezolutë

434
Partia Socialiste dorëzoi sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjit për dekoratat. Ndërkohë opozita dorëzoi një pr/rezolutë ku të dënohen krimet e regjimit komunist dhe të hiqen dekoratat.
Amendamentet PS- Amendamentet pritet të prezantohen në seancën e sotme të Kuvendit. Amendamentet janë dorëzuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla.
Në amendamentet e PS kërkohet heqja e medaljeve për të gjithë personat që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit në kohën e komunizmit.
Këto ndryshime vijnë pas debatit për dhënien e dekoratave të personave të cilët kanë qenë persekutore të kohës së komunizmit.
Pr/rezoluta e PD-se
Oerd Bylykbashi deklaroi: “Maxhoranca e kishte detyrim me ligj të bëjë verifikimet sipas ligjit. Dekoratat dhe medaljet jepen për vlerësime maksimale. Nuk mundet që përmes këtij akti të shëmtuar të shpëtojë nga ky turp”
Përmes pr/rezolutës të lexuar në foltoren e kuvendit nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, kërkohet miratimi i shfuqizimit të dekorimit për këta individë. Pr/rezoluta të miratohet brenda 20 shkurtit, dhe nxitet qeveria të rrisë fondet për zbulimin e krimeve të komunizmit.
Sigal