Prokuroria e Athinës nis hetimet pas denoncimit për financimin e disa mediave shqiptare me 1 milion Euro. Po dje organizata ‘IREX’ deklaroi se për mediat në Shqipëri qeveria akordon 39 milionë euro. Të publikohet se cilat media i përfituan

Kush i financoi mediat në Shqipëri me 39 milionë euro dhe cilët i përfituan?

Në Greqi ka shpërthyer një skandal i madh lidhur me fondet e ministrisë së Jashtme greke, që, sipas akuzave publike të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, janë përdorur nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Koxhias për të financuar mediat në Shqipëri dhe për të arritur marrëveshjen në Maqedoni.

Ministri grek i Mbrojtjes Kamenos: Soros ka financuar 50 milionë euro për marrëveshjen me Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kamenos, Kotzias e ka menaxhuar shumë keq marrëveshjen me Maqedoninë, ka lëshuar viza të paligjshme si dhe ka marrë 50 milionë euro nga Soros për të arritur marrëveshjen me Maqedoninë. “Eleftheros Typos” , gazetë e Opozitës greke të ND, njoftoi se Kammenos e akuzoi Kotziasin për “keqmenaxhimin e 45 milionë eurove në fonde sekrete”. Gjithashtu, në mediat greke ka rrjedhur informacioni se Ministria e Jashtme greke ka financuar me 1 milionë euro portale, gazeta dhe gazetarë në Shqipëri, për të pasqyruar një imazh pozitiv për Greqinë dhe për të kritikuar të gjithë ata që në Shqipëri shprehen kundër marrëveshjes të Shqipërisë me Greqinë. Nuk është sekret, që qeveria greke ka një fond sekret, të cilin e përdor për të financuar mediat botërore, shoqata, personalitete të huaja që të pasqyrojnë në mediat botërore një imazh pozitiv për Greqinë, për turizmin, për ekonominë, për politikat dhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Mirëpo, e çuditshme është rrjedhja e informacioneve në mediat greke për fondet e ministrisë së Jashtme, kur dihet, që çdo ministri greke ka një fond të tillë special. Prandaj edhe ish-ministri Kotzias, i irrituar, i kërkoi publikisht kryeministrit Alexis Tsipras të publikojë fondet që çdo ministri, si edhe ministria e Mbrojtjes e Kamenos përdorin për qëllime specifike.

Cilat janë mediat, shtypi, gazetat, portalet shqiptare që financohen nga Greqia?

Është pyetja që ka ngjallur iritimin në opinionin shqiptar, duke kërkuar, se cilët i shërbejnë politikave dhe interesit të Greqisë dhe sa janë në dëm të interesave tona kombëtare këto shërbime mediatike të mirëpaguara nga Athina.

Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet

Prokuroria greke ka nisur hetimet pas deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, Kammenos, se ish-ministri i jashtëm Kotzias ka përdorur paratë e miliarderit George Soros për të financuar marrëveshjen e emrit me Maqedoninë fqinje. Kryetari i Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, udhëzoi sigurinë e shtetit për të hetuar veprimin e mundshëm të ndjekjes penale. Kreu i Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, udhëzoi sigurinë e shtetit për të hetuar shkeljet e mundshme të veprave penale të ndjekura. Mediat greke theksojnë se “sipas informacionit në dokumentin e mbyllur të sjellë në Parlament nga Ministria e Punëve të Jashtme ka pasur kode ndërkohë që shuma totale që është dhënë arriti në rreth 1,000,000 euro. Kodi i parë që lidhet me paratë e kanalizuar në mediat shqiptare. Kryeministri greke Alexis Tsipras: Nuk do të publikojë dorëheqjen e Kotzias, asnjë vazhdim të kësaj temë “U informova se në zyrën time kishte një zarf të shënuar “personale e rreptë “. Kur të kthehem në Athinë do ta marr dhe do ta lexoj me kujdes përmbajtjen e tij,” tha Alexis Tsipras në Bruksel.

Organizata IREX: Në Shqipëri, mediat në 2018 u financuan me 39 milionë euro

Në Tiranë, në aktivitetin që u zhvillua pardje nga “Zëri i Amerikës” dhe organizata IREX ku u publikua Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias, nga përfaqësuesja e IREX u theksua se gjatë vitit 2019 mediat në Shqipëri u financuan me 39 milionë euro. Pyetja është: Kush janë financuesit e 39 milionë eurove, që iu dhanë medias në Shqipëri? Ministritë? Qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit? Cilat media, televizione, gazeta, portale, shoqata të gazetarëve, gazetarë u financuan me 39 milionë euro? Cilat janë kriteret e dhënies të 39 milionë euro financim? Mos vallë, kryeministri Rama i shantazhon mediat, gazetarët, kur i quan: kazanë”, sepse nuk i binden sipas parave që kanë marrë dhe mediat e gazetarët nuk reagojnë, sepse kanë marrë financimin? Po udhëtimi i gazetarëve me AIR ALBANIA në Stamboll, dhuratë nga kryeministri Rama, a do të përfshihet në financimin e qeverisë për mediat për 2018-n? Në Greqi, prokuroria e Athinës i nisi hetimet për fondet që ka dhënë ministria e Jashtme për mediat. A do të fillojnë hetimet prokurorët, se cilët financuan në 2017 mediat me 39 milionë euro dhe cilët i përfituan dhe cilat ishin kriteret e shpërndarjes së këtyre miliona euro?