Kryetarit të LSI-së, bashkëqeverisëse në Koalicionin qeveritar
Kryetari i Shoqatës Kombëtare të ish të dënuarve politikë, Kurt Kola i bëri dje thirrje publike Ilir Metës, kryetarit të LSI-së, që tëq tërhiqet nga qeveria dhe të shpëtojë Xhordano Brunët e ditëve tona, ish të dënuarit politikë që digjen në shënjë proteste ndaj politikës së qeverisë, e cila nuk i ka shpërblyer akoma. Më tej, Kurt Kola, i përmend zotitMetaqë ka shansin historik, në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë, që të shpëtojë Shqipërinë nga turpi i Berishës. Ja se çthotë deklarata e Kurt Kolës, Kryetarit të Shoqatës Kombëtare të ish të dënuarve politikë: ” Asnjëherë vendi ynë nuk ka qenë më në krizë e dëshpërim kolektiv se ç’është tani. Asnjëherë Shqipëria nuk ka lënguar me shumë se ç’lëngon nga kjo qeveri e papërgjegjshme, që e ka kthyer vendin në çiflig të saj dhe të klaneve që e mbajnë në pushtet me metoda mafioze. Në mbyllje të 100 vjetorit të Pavarësisë, Zoti të ka ofruar shansin historik:
Të shpëtosh Shqipërinë nga turpi para Botës;
Të shpëtosh Xhordano Brunot shqiptarë;
Të shpëtosh Sali Berishën nga inkriminimi i mëtejshëm!
Shfrytëzoje shansin që ty të dha Zoti, tërhiqu nga koalicioni i kësaj qeverie kriminale. Të Krijohet një qeveri teknike që të bëhen zgjedhje të lira.
Bëje Ilir Meta këtë akt të lartë kombëtar, se në zgjedhjet e 13-ës do të kesh grup parlamentar”.
Kurt KOLA
Kryetar i Partisë Rruga e Lirisë
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të ish të Dënuarve Politikë