Kundër koalicionit me PS-në dorëhiqet kreu i FRD-së Shkodër

515
SHKODER – Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike në Shkodër, Zef Kolombi, ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mban si dhe ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike.
Në një deklaratë për mediat ai ka sqaruar se është koalicioni që kjo forcë politike bëri më Partinë Socialiste që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim si dhe angazhimet e tij personale.
Kolombi ishte një ndër figurat më të njohura të kësaj force politike në qytetin e Shkodrës. 
Sigal