Kulti i individit të ri, Basha: Ky është interesi i forcës politike që unë drejtoj

533
Në një aktivitet për 25 vjetorin e rënies së komunizmit, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të ri, i cili të jetë aksioner në demokraci dhe t’i prijë protestës sa herë qeveria e zhgënjen. Basha tha se pikërisht ky profil i individit të ri është edhe interesi i forcës politike që ai drejton.

Lulzim Basha: “Shqipëria ka nevojë për kultin e individit, jo për kultin e individit diktatorial, jo për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë por për kultin e individit të lirë pa të cilin demokracia mbetet një formalitet.”
Sigal