Kryetari i PD-së Basha: U kërkova miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen

577
Sigal

Dje, kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua në selinë e PD-së me 2 deputetë austriakë. Basha, duke deklaruar për këtë takim theksoi, se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave. “Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh. Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat me BE. Në emër të PD kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë duke u kërkuar miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen. Shqetësimet për gjendjen politike në vend ngelen, sa i takon kapjes së drejtësisë nga krimi dhe qeverisë po ashtu,” tha Basha.